Presidenti Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare treditore në Moldavi, me ftesë të presidentes Maia Sandu. Vizita që do të zgjasë deri më 20 janar, synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Të hënën ai do të pritet zyrtarisht nga homologia moldave.
Sipas një njoftimi për shtyp të presidencës, diskutimet e së hënës mes dy krerëve të shteteve “do të fokusohen në marrëdhëniet dy palëshe, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Në fund të takimit, të dy presidentët do të japin një konferencë për shtyp.
Komente











