Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA

Presidenti i Republikës Bajram Begaj e nisi Vitin e Ri me një takim online me efektivët e FARSH-së në misione dhe operacione jashtë vendit.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë. Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.

Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.

E në kohën kur agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë është detyrim detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj