Presidenti Begaj uron efektivët e FA që shërbejnë në misonet e NATO-s, BE-së dhe OKB-së: Jeni kontributi më i madh i shqiptarëve në botë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet dhe operacionet paqeruajtëse në botë krah NATO-s, OKB-së dhe Bashkimit Evropian.

Në takim ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, Gjeneralmajor Arben Kingji.

Presidenti ndau me ushtarakët urimet për vitin e ri dhe i përgëzoi për kryerjen me përgjegjësi e devotshmëri të të gjitha angazhimeve të ndërmarra në ruajtje të sigurisë dhe paqes në botë.

Begaj i vlerësoi ushtarakët për lartësimin e emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet si partner mjaft i rëndësishëm i organizatës së NATO-s dhe kërkesa për shtim të kontributit të Shqipërisë në Aleancë është shenjë e vlerësimit për profesionalizmin e Forcave të Armatosura”,- ka thënë Begaj.

Presidenti u shprehu ushtarakëve mbështetjen e tij maksimale, duke i cilesuar “kontributin më të madh të shqiptarëve në botë".

Gjithashtu, të pranishëm në këtë bisedë me ishin dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura që shërbejnë në rajon, por edhe më gjerë, si: Letoni, Irak, Sinai, në Sudanin e Jugut dhe në detin Egje

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja