Presidenti Bush ishte informuar në fund të mandatit mbi metodat e CIA-s
UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – George W. Bush, në atë kohë president i SHBA-së, u informua në prill të 2006-s, ose në fund të katër viteve, se të burgosurit ishin torturuar në burgjet sekrete të CIA-s, tregohet në raportin e Senatit të publikuar dje. “Ish-presidenti amerikan republikan kishte shprehur sikletin e tij kur kishte parë […]
/ATSH-AFP/ - George W. Bush, në atë kohë president i SHBA-së, u informua në prill të 2006-s, ose në fund të katër viteve, se të burgosurit ishin torturuar në burgjet sekrete të CIA-s, tregohet në raportin e Senatit të publikuar dje.
"Ish-presidenti amerikan republikan kishte shprehur sikletin e tij kur kishte parë imazhin e një të burgosuri, të lidhur me zinxhirë në tavan, i ishte vënë një pelenë dhe detyrohej të bënte nevojat personale aty ku ishte", mund të lexohet në faqen 40 të këtij raporti të komisionit të senatorëve mbi inteligjencën.
Sipas këtij dokumenti, CIA njoftoi George W. Bush-in për herë të parë më 8 prill 2006 për përdorimin e teknikave të marrjes në pyetje radikale në "zonat e errëta", ku 119 të persona janë kapur dhe burgosur në vende të paidentifikuara.
Disa nga personat që pësuan këto teknika, si Abou Zoubeida apo Abd al Nachiri, u ishin nënshtruar që prej vitit 2002 dhe ishin gati të trensferoheshin në burgun e Guantanamos, ku ndodhen aktualisht, kur u informua presidenti Bush, sipas raportit, që bazohet në arkiva të CIA-s.
Në zyrën ovale, më 8 prill 2006, drejtori i CIA-s i asaj kohe, Porter Goss, i tregoji të shtata teknikat e torturave dhe i tregoji të paktën një foto të një të burgosuri për çdo teknikë. Presidenti Bush kishte "shprehur sikletin e tij", thekson raporti.
Me detaje shumë të sakta, raporti përshkruan se si të burgosurit liheshin për ditë të tëra në errësirë, të kthyer nga muri, të futur në ujë të ngrirë, të lënë pa gjum për një javë, të rrahur, të dhunuar psikologjikisht. Një nga të burgosurit ishte kërcënuar me trapan. Të paktën pesë prej tyre kanë pësur "rihidratim anal" të detyruar dhe ndonjëherë ushqimi jepej në të njëjtën mënyrë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02