Presidenti dekreton: 18 Qershor
data e zgjedhjeve parlamentare

Presidenti dekreton: 18 Qershor<br />data e zgjedhjeve parlamentare
TIRANE-Shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj në datën 18 Qershor, 2017. Kjo është data që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi ditën e sotme, duke shtuar se ‘ky dekret hyn në fuqi menjëherë’.

Dekreti i Presidentit
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9883

Tiranë më 05.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI.


Dekreti për ditën kur populli shqiptar do të votojë për të zgjedhur Kuvendin e ri vjen pak ditë pasi KQZ caktoi hartën e re elektorale, ku gjithsej do të jenë 140 deputetë. Sipas ndarjes së re, në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak.
Këto mandate kalojnë 2 për qarkun e Tiranës dhe një për qarkun e Durrësit. Kështu harta elektorale do të jetë ndryshe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 18 Qershor të vitit që po troket.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe