Presidenti dekreton ndryshimet
në Prokurori

Presidenti i Republikës ka dekretuar 7 ndrsyhimet e kërkuara nga Kryeprokurori Llalla mes tyre dhe atë të prokurorit Shkëlqim Hajdari i cili nga Apeli i Tiranës kalon prokuror rrethi në Shkodër.
 
Dekreti është zbardhur këtë të hënë, ndërsa nga nesër 7 prokurorët e transferuar nisin punën me detyrën e re.
 
Presidenti Nishani dekretoi transferimin e prokurorit Elion Mustafaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
 
Transferimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec

Prokurori Shkëlqim Hajdari në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Florian Bonjaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Granit Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Kudusi Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Anton Martini në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës