TIRANE- Ish-kryeministri Fatos Nano mori sot mbështetjen e kreut të Partisë së Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Takimi i nisur rreth orës 12:05 minuta ë zyrën e zotit Nano, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë selisë së Qeverisë, zgjati pothuajse një orë dhe është vlerësuar tepër pozitiv si nga kandidati i vetëshpallur për presidenti Fatos Nano por dhe Dule.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve në mbështetje të kandidimit të Fatos Nanos në garën për president. Shprehim kënaqësinë. E kemi mbështetur që në momentin e parë të manifestimit të kësaj inisiative. Është kënaqësi të konstatojmë se ka krijuar një moment zhvillimi të dialogut pozitiv për vendin që për arsye të ndryshme ishin në fjetje.”- u shpreh Dule pas takimit.
Kreu i PBDNJ-së tha se mbështetja për kandidaturën e Nanos do të zyrtarizohet nga strukturat e partisë por nënvizoi se “vota jonë si në vitin 2007 do të jetë për Nanon.
Kandidatura e Nanos është një benefit për demokracinë dhe jetën politike. Duhet dhe të tjetër ta mbështesin”- tha Dule duke sqaruar se nuk do ishin iniciatorët por firmëtarët e kandidaturës së Fatos Nanos.
Edhe ish kryeministri duke vlerësuar si tepër pozitiv takimin tha se “ditë si kjo janë të dobishme për publikun. Procesi po gjeneron gjithmonë e më shumë konsenus në mbështetje të iniciativave kombëtare që na bashkojnë me Europën dhe detyrat që duhen bërë për tu anëtarësuar. “
Nano tha se takimin me kryeministrin pritet ta zhvillonte brenda kësaj jave. I pyetur se kush do të ishin takimet e tjera Nano tha “Më ka ngelur Mediu dhe Berisha le të shohim kush fiton garën”. Ai shtoi se takimin me kryeministrin pritet ta zhvillojë brenda kësaj jave.
Një ditë më parë Nano u takua me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi një nga partitë e koalicionit qeverisës. Pas takimit Nano dekalroi se “Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun, mirëkuptimin mes drejtuesve të politikës jo vetëm për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, që kërkon përmbushjen e dialogut politik, por edhe për një klimë të favorshme politike në përputhje me objektivat e integrimit në mënyrë, që kjo çështje të përkojë me afrimin e datës së integrimit të shqiptarëve në BE.Ndërkohë, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e vlerësoi platformën e Fatos Nanos si një platformë konsensuale, një person me profil të qartë politik që i përmbush kërkesat për një President konsensual.
(jd/sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com