Bosi i bavarezëve ka marr një goditje të rëndë nga Gjykata e lartë e Gjermanisë duke tronditur ekipin kampion të Evropës.
Hoeness është dënuar për shkak të evazionit fiskal, pasi ka shmangur taksat prej 27.2 milionë euro, raporton gazeta gjermane Bild.
62-vjeçari gjerman rrezikonte 10 vjet heqje lirie, por prokuroria në fund kërkoi 5 vjet burg, ndërsa gjykata vendosi që fituesi i Kupës së Botës 1974 të dënohej me 3.6 vite.
Presidenti i ekipit kampion të Evropës dhe Gjermanisë surprizoi në Gjykatë kur deklaroi para autoriteteve shifra më të mëdha nga sa mendonin prokurorët. Hoeness ka të drejtë që të apelojë vendimin e gjykatës brenda pak ditëve dhe sipas të gjitha gjasave, kështu do të ndodhë.
Hoeness ka fituar 4 tituj në Bundesliga dhe 3 trofe në Evropë, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli ka qenë i angazhuar në role drejtuese te Bayerni. Falë edhe punës së tij, Bayneri sot është një ndër ekipet më të mira në Evropë dhe Botë.
d.b/shqiptarja.com