Biznesmeni i njohur shqiptar, Kadri Morinaj, President i Eurosig është  nderuar me çmimin “Sokrates”, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e biznesit. Çmimi i është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Europe Bussines Assembly në Oxford, Profesori John Netting.

Çmimi Presidentit të Eurosig dhe Insig Kadri Morinajt iu dha gjatë Samitit të Liderëve Botërorë të Biznesit. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen në këtë forum kaq të rëndësishëm dhe ka folur për hapat kryesorë që ka kaluar kompania Eurosig.

Në këtë samit merrnin pjesë 55 vende nga e gjithë bota, focus i veçantë i është vënë tendencave inovative në biznes dhe arsimim, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e liderëve të biznesit në botën modern. Gjatë fjalës së tij në këtë Samit, Morinaj theksoi se është e rëndësishme të prezantohet Shqipëria, e ardhmja e saj zhvillimi i turizmit dhe mundësitë që ofron.

“Qëllimi im është që unë të prezantoja Shqipërinë e bukur, Shqipërinë e dashur, Shqipërinë turistike dhe dhashë një informacion shumë të qartë se kush është Shqipëria, kush është turizmi shqiptar, kush është industria shqiptare. Unë prezantova një Shqipëri që nesër pasnesër ta gëzojnë fëmijët tanë, e ardhmja jonë, ashtu siç i shohim ne këto breza sot këtu në Oxford”, shprehet Morinaj.

I pyetur për bamirësinë dhe filantropinë që ofron për kauza të ndryshme sociale Z Morinaj, është treguar modest duke promovuar edhe njëherë jo veten e tij po harmoninë fetare shqiptare. Ai e mbyll fjalën e tij duke iu bërë thirrje të gjithë të rinjve shqiptare t’iu kthehen dijes e shkollave për një të ardhme më të mirë.

“I gjithë populli shqiptar dhe Shqipëria kanë një harmoni të shkëlqyer, Çmimi nobel është pak për t’ja dhënë kësaj harmonie pasi në Shqipëri nuk njihet katoliku, myslimani, ortodoksi. Në Shqipëri e ka thënë Pashko Vasa i madh, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kjo bamirësi që unë bëj, në radhë të parë e bëj nga zemra nga shpirti. Nga Oxfordi i mrekullueshëm unë uroj që gjithë rinia shqiptare ti kthehet Kambridge, se një ditë do të jeni këtu ku jam unë”, u shpreh Morinaj. 

Er.K/Shqiptarja.com