Federata Europiane e Kikboksit, e versionit ISKA, do ta ndihmojë Federatën Shqiptare të këtij sporti, që të arrijë sa më shpejt nivelin më të lartë botëror. Këtë e pohoi sot në Tiranë, presidenti i kësaj federate, Pol Henesi.
Britaniku Henesi e deklaroi një gjë të tillë në një konferencë për shtyp mbajtur sot në hotel “Tirana International”, në orën 16:00, në prani të presidentit të Federatës Shqiptare të Kikboksit, Xhavit Bajrami, dhe sekretarit të përgjithshëm, Evis Bejko.
Për të nderuar presidentin e ISKA-së europiane ishte i pranishëm edhe ish-kampioni i shquar i boksit shqiptar, Ahmet Golemi.
“Ne kemi aktivitete ndërkombëtare çdo muaj dhe do të ndihmojmë që sportistët shqiptarë të marrin pjesë në to, - u shpreh Henesi, - po ashtu, do të ndihmojmë në kualifikimin e trajnerëve dhe gjyqtarëve shqiptarë”.
Britaniku pohoi se një garanci e madhe për suksesin e kikboksit shqiptar është vetë prania në krye të saj e Xhavit Bajramit, katër herë kampion i botës në versionin ISKA. “E njoh shumë mirë Xhavitin, - tha ai, - është një nga kampionët më të mëdhenj të këtij sporti dhe ende nuk e ka mbyllur karrierën. Më vjen mirë që nuk do të shkëputet nga kikboksi, por do të vazhdojë si drejtues. Ai është gjithashtu, një nga trajnerët më të mirë në botë”.
Bajrami, nga ana e tij, e vlerësoi si të suksesshme punën e federatës në këta pak muaj që nga krijimi i saj. “Ne kemi organizuar dy turne deri tani, - u shpreh ai, - disa sportistë shqiptarë kanë marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Selanik të Greqisë, ndërsa synojmë të përfaqësohemi me disa kikbokserë në kampionatin botëror të amatorëve në Spanjë”.
“Për këtë qëllim, - vazhdoi ai, - do të kemi dy gara të tjera kontrolli dhe kualifikuese në fillim të muajve mars dhe prill, për të parë se cilët sportistë do të duhet të na përfaqësojnë në Spanjë”. Kampionati Botëror do të zhvillohet nga data 30 prill deri në 4 maj të këtij viti. Presidenti i ISKA-së europiane, Pol Henesi, do të ketë nesër një takim në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), me presidentin, Viron Bezhani, dhe sekretarin e përgjithshëm, Stavri Bello.
/Shqiptarja.com