Fitorja e merituar ndaj Polonisë në “Air Albania”, ka bërë që mundësia e pjesëmarjes së Shqipërisë në Euro 2024 në Gjermani të jenë më afër se kurrë.
Por nga ana tjetër kualifikimi i Polonisë është bërë ende dhe më i vështirë për shkak se ndodhen në vendin e katërt me 6 pikë, 4 pikë larg Shqipërisë që kryeson grupin.
Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, i ka mbajtur shpresat e lojtarëve gjallë duke shkruar në Twitter se ai ende ka besim tek ekipi për të avancuar më tej.
“Ne do luftojmë deri në fund, edhe pse jo gjithçka varet nga ne. Për sa kohë që topi është në lojë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të avancuar tutje. Unë besoj tek lojtarët tanë!”, shkroi Kulesza.