
Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, takoi sot homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë misionit të tij në Ukrainë, ku vizitoi, përveç kryeqytetit, edhe qytetet Bucha, Irpín dhe Borodianka, në periferi të Kievit, dhe ku ai përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën. "Jam i lumtur të mirëpres presidentin Giammattei në Kiev. Kjo është vizita e parë e një lideri të Amerikës Latine në Ukrainë, jo vetëm që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi, por në 12 vitet e fundit", tha kreu i shtetit ukrainas. Takimi solli "bisedime të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve", nënvizoi Zelensky në Telegram.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky largon shefin e forcave speciale të ushtrisë! Kiev: Dërgesa e parë e grurit do të niset më 27 korrik










