Irani ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund luftës në vazhdim me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por po kërkon garanci që konflikti të mos përsëritet. Këtë e deklaroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.

“Kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund këtij konflikti, me kusht që të përmbushen kushtet thelbësore, në veçanti garancitë e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e agresionit”, u shpreh ai, sipas zyrës së tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pakistani dhe Kina prezantojnë planin e paqes: 5 pikat kyçe! Një gazetare amerikane u rrëmbye dhe më pas u lirua në Irak! Irani: Duam t’i japim fund konfliktit, por duhen garanci