Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Antonio Costa

Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së, do të jetë në fokus të samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Bruksel më 18 dhjetor.

E në prag të këtij samiti Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa përcjell një mesazh ku thekson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa.

Zhvillimi tashmë i rregullt i samiteve të përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor është një prej dëshmive se BE-ja e ka prioritet këtë rajon, raportet me vendet e tij, por edhe procesin e integrimit të plotë të tyre në BE. Ky përkushtim pritet të ritheksohet edhe kësaj radhe në takim ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo përfshihet edhe në draftin e Deklaratës së përgatitur për miratim në samit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty