Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është shprehur se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani, në mënyrë që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet me votë drejtpërdrejtë nga populli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu ka dalë në mbështetje të propozimit të Osmanit, duke thënë se zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga populli do të eliminonte ngërçet që pengojnë funksionimin e institucioneve dhe pamundësojnë stabilitetin e tyre.
Postimi i Haxhiut:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.
Lajmi kryesor:
Vjosa Osmani kërkesë për ndryshime kushtetuese Kuvendit: Presidenti i Kosovës të zgjidhet me votë drejtpërdrejtë nga populli! Haxhiu e mbështet dhe pranon amendamentet











