Pendarovski vizitë zyrtare në Prishtinë: Kosovë-Maqedoni e Veriut partnerë të fuqishëm tregtar! Osmani: Jeni zë i qartë për liberalizimin e vizave

Pendarovski vizitë zyrtare në Prishtinë: Kosovë-Maqedoni e Veriut partnerë të fuqishëm tregtar! Osmani: Jeni zë i qartë për liberalizimin e vizave

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski vizitoi ditën e sotme Prishtinën, ku edhe u prit nga homologia e tij Vjosa Osmani përmes një ceremonie shtetërore.

Kjo është hera e parë që një president i Maqedonisë së Veriut viziton në mënyrë zyrtare Kosovën.

Pasi Pendarovski zhvilloi një takim me Osmanin me dyer të mbyllura, gjatë konferencës për media shprehur mbështetjen e tij mbi aspiratat euro-atlantike të Kosovës për anëtarësim në BE dhe në NATO. Ai e cilësoi Kosovën si një partnere të fuqishme tregtare, ndërsa shtoi se pret në vazhdim zbatimin e 11 marrëveshje bilaterale të nënshkruara.

Gjatë fjalës së tij ai preku edhe çështjen Kosovë-Servi, duke thënë se e mbështet një marrëveshjen reciproke me kusht që të mos rrezikojë sigurinë e vendeve të rajonit.

Nga ana tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani falënderoi homologun maqedonas për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

Më 16 shtator në Shkup, qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan 11 marrëveshje bilaterale.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Pendarovski pas takimit me Osmanin: Kosovë-Maqedoni e Veriut partnerë të fuqishëm tregtar! Mbështesim zgjidhjen me Serbinë, por pa rrezikuar sigurinë e shteteve fqinje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë partnere të fuqishme tregtare, duke shtuar se pret realizimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga palët.

 “Gjatë bisedave unë theksova përgatitjen time që të intensifikojmë dialogun edhe në nivelin më të lartë politik. Sot me presidenten Osmani kishim një dialog të sinqertë dhe konstruktiv. Bëhet fjalë për dy vende mike të përkushtuara dhe shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të fuqishëm tregtar. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive në Shkup ku janë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale. Pres që ato të zbatohen”, tha ai.

Pendarovski shprehu mbështetjen e tij mbi aspiratat euro-atlantike të Kosovës për anëtarësim në BE dhe në NATO.

“Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe në këtë kontekst jemi në dispozicion që t’i tregojmë përvojat tona si për integrim në BE ashtu edhe në NATO”, tha Pendarovski. 

Gjatë fjalës së tij ai preku edhe çështjen Kosovë-Servi, duke thënë se e mbështet një marrëveshjen reciproke me kusht që të mos rrezikojë sigurinë e vendeve të rajonit.

 “Maqedonia e Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciproke që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do të rrezikojë sigurinë  e shteteve fqinje. Në këtë drejtim e përshëndes edhe marrëveshjen e arritur për tensionet në veri të Kosovës që u arrit me ndërmjetësim të BE-së”, tha ai.

Ora 11:24
Osmani pas takimit me Pendarovskin: Presidenti zë i qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizitës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

 “Përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, BE-ja ende nuk e ka përmbushur premtimin. Me këtë rast e falënderoj presidentin Pendarovski që ka qenë zë i qartë për liberalizimin e  vizave për Kosovën si vend fqinj”, tha ajo.

Presidentja Osmani ka folur edhe për rreth 40 marrëveshje që janë nënshkruar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo shtoi se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti nga Maqedonia e Veriut.

“Për herë të parë një president i një shteti fqinj e viziton Kosovën në vizitë zyrtare. Kjo vizitë jo vetëm që hap kapituj të ri të bashkëpunimit por konfirmon marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera të Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Kemi nënshkruar mbi 40 marrëveshje ndërkombëtare, disa memorandum ndërministrore si dhe nisma të tjera për marrëveshje të tjera që janë në proces të finalizimit”, ka thënë ajo.

Osmani tha se roli i shqiptareve në Maqedoninë e Veriut është i madh dhe se ata shërbejnë si një urë lidhëse në mes të vendeve.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një urë lidhëse e fortë në mes të dy vendeve tona dhe dy popujt tona kanë lidhshmëri të madhe, bashkëpunim të madh në shumë fusha përfshirë bashkëpunimin, kulturor, tregtar e të tjera që ne synojmë që t’i shtyjmë përpara”, ka thënë Osmani.

Presidentja e ka falënderuar presidentin Pendarovski edhe për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë Maqedonia e Veriut për Kosovën.

“E falënderoj presidentin Penadrovski personalisht për rolin e tij mbështetës për Kosovën përgjatë gjithë viteve sa ka shërbyer dhe vazhdon që të shërbejë tani si president. E jo vetëm atë por gjithë popullin e Maqedonisë  së Veriut për kontributin e dhënë në mënyrë që Kosova të ecë përpara për sfidat me të ciklat është ballafaquar në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Osmani. 

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm