Presidenti i PPE (simotra e PD): Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet kanë bërë përparime

Javën tjetër, vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të përballen me një zgjedhje strategjike në lidhje me fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përpara këtij vendimi, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE) e njohur edhe si partia simotër e PD, Joseph Daul, shprehu mbështetje për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

"Politika e Zgjerimit të BE-së ka qenë një nga mjetet më të suksesshme për të sjellë stabilitetin dhe paqen në kontinentin tonë. Vendimet që do të merren më pas nga vendet anëtare nuk do të ndikojnë vetëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të kontinentit tonë në tërësi. Është koha për të dërguar një sinjal të fortë dhe për t'i qëndruar besnik angazhimeve tona në rajon. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi. Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm.

Qytetarët, dhe veçanërisht rinia, e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë meritojnë një perspektivë evropiane pasi mbetet një burim motivimi dhe vendosmëri që ato vende dhe rajoni nw twrwsi të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të zbatuar më tej sundimin e ligjit, forcimin e gjyqësorit , luftwn kundër korrupsionit, përmirësimin e marrëdhënieve  fqinjësore dhe garantimin e pavarësisw  sw mediave. Vendimi i javës tjetër është historik dhe vendimtar për të ardhmen e kontinentit tonë. Rruga për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë e gjatë por është një rrugë që duhet të ndërtojmë së bashku, dhe nuk duhet të humbasim vrullin. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt; historikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni të jetë pjesë e bashkimit tonë", u shpreh Joseph Daul.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jepet në datën 18 tetor.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi më 26 shtator pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeni media e pavararur , prandaj nuk i nxirrni komentet.: 11/10/2019 17:23

    Te fala padroneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'