Maxhoranca është e hapur për të votuar një propozim të PD-së si Presidentin e ri, në rast se ai do të përmbushte pritshmëritë e tyre. Kështu deklaroi sot në 'Pa Protokoll' deputeti socialist Xhemal Qefalia, teksa tha se për maxhorancën, Presidenti i ri duhet të jetë i pavarur, mbi partitë dhe të ketë autoritet për të mbledhur forcat politike në raste krizash. Ai theksoi se thirrjet e PS për të negociuar me opozitën në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë lojëra.
"Absolutisht do ta votonim një propozim të opozitës sepse qëllimi nuk është për të bërë atë lojën e thënë që po bashkëpunojmë. Nëse do jetë një kandidaturë në pritshmëritë e kësaj maxhorance, që të jetë një president i pavarur që në raste e konflikteve të forcave politike t'i mbledhë në një tavolinë, të përmbushi detyrën e Presidentit pa qenë kah e njërës palë apo e një tjetre. Po ashtu edhe nëse nga shoqëria civile do vinte një kandidaturë, nëse do kishte dakordësinë mund të kalonte direkt që në raundin e parë. Kjo nuk është lojë, nuk është show. Zgjedhja është në përputhje me kushtetutën, nuk është lojë. Maxhoranca i ka votat, pse duhej ta bënte këtë? Është proces i ndërmarrë shumë seriozisht nga maxhoranca. Është biseduar të jetë një kandidaturë që në fund të mos jetë pjesë e PS, është President i Shqipërisë, personifikim i unitetit të kombit, mbi partitë. Presidenti duhet të jetë figurë që të ketë autoritet, t'i mbledhë palët për të diskutuar", tha ai.
I pyetur nëse do të votonte për President Halim Kosovën, emër i nxjerrë në skenë nga deputetja demokrate Ina Zhupa, Qefalia tha po, duke shtuar se figura e tij i përmbush kriteret e kërkuara.
"Do votoja edhe Halim Kosovën. Është figurë e respektuar, i përmbush kriteret, por nuk duhet parë vetëm te zoti Kosova", theksoi deputeti socialist.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Dash Sula u shpreh se Presidenti i ri duhet të jetë një person apolitik, duke shtuar se do të preferonte të ishte grua.
"Procedura për zgjedhjen e Presidentit është një procedurë normale, por show pastaj është tjetër gjë, por rëndësi ka produkti. Nëse i zgjedhuri do të jetë një figurë me integritet, jo i korruptuar, do të ishte në nder të politikës në tërësi. Unë do të preferoja një person apolitik dhe e mira do të ishte të ishte grua, për shkak të natyrës së gruas", tha ai.
Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë mazhorancës. Ndërkohë, dy ditë më parë u arrit dakordësia mes palëve që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet rreth datave 4-6 maj, dhe jo 29 prill siç socialistët e kishin planifikuar më herët.
Deputeti demokrat, Dash Sula është shprehur i keqardhur për situatën ku ndodhet sot PD, totalisht e përçarë. Në 'Pa Protokoll' ai tha se duket sikur partinë e ka lënë me pasoja të rënda pandemia, teksa thekson se është Sali Berisha ai që duhet të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale.
"Unë shpreh keqardhjen për situatën ku ndodhet PD. Duhet të jetë Berisha i pari që të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale. Ka ardhur një moment që mirë që janë çmend, por janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë. Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD. Pse duhej të vijonte kjo çështje me gjykata? Foltorja e quan veten në revansh. Arroganca nuk funksionon", tha ai.
O Dashi Havas po nuk ke turp që vazhdon e meresh me partin demokratike me një parti që die mbas 30 vjetësh drejtohet nga një ish komonist sekretar partie. Po pse mor shoku Dashi Amerika flet kot e pse e ka bër Non grata gjith familjen hajdute.
PërgjigjuIK O DASH SULA LARGOHU NGA PD,,,SE JE DHE NGA SHQIPERIA E MESME,,NUK JE KOKERR MALOKU,,,,,MOS U BEJ VEGEL E MALOKEVE TE PD....LARGOHU DHE KTHEHU NE PD VETEM KUR TE JENE LARGUAR TE GJITHE MALOKET--KRIMINELET DHE HAJDUTET NE ATE QE SOT I THONE PD....
Përgjigju