
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës.
“Sulme pati sot, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 shtator.
Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.
“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ [lloj dronësh të prodhimit iranian] ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë i pati mohuar këto pretendime.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë









