Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin e ka quajtur stadiumin Air Albania më të këndshëm në Ballkan. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një stadium ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurtë.
"Është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. E rëndësishme është se tani keni një stadium kombëtar, ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurt. Nuk duhet të krahasohet me asnjë të madh. Ai është ndryshe, dhe mund të jetë më i këndshëm se çdo Uembley", u shpreh Ceferin.
Lajmi kryesor:
Presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka shanset për të pritur një finale europiane! Rama: E kam pritur prej vitesh këtë ditë (VIDEO)











