Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Tv Apollon ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Presidenti thotë se Rama është burimi i tensioneve para 25 prillit. Ndër të tjera kreu i shtetit thekson se vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij. Sakaq, Meta deklaron se regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione në kohën e zgjedhjeve.
“Detyra ime është të mbroj Kushtetutën, pluralizmin politik dhe rendin kushtetues në situatat më të vështira.Burimi i tensioneve para 25 prillit është Edi Rama. Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij. Regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione më 25 prill, bëra gjithçka munda për ta ndalur. Në mbrojtje të votës, për t’iu kundërvënë frikësimit të qytetarëve shqiptarë nga ana e Qeverisë dhe e bandave të organizuara të partisë në pushtet.”-thotë Meta.
Meta shprehet se Presidenti s’mund të rrijë pasiv në situata të tilla dhe se s’mund të rrijë duke parë si ushtrohet dhunë, teksa kujton kohë kur shkoi në zyrat e FRD në Tiranë.
“Thonë pse shkoi Presidenti te selia e një partie politike (FRD) në Tiranë?! Rendi ynë kushtetues bazohet në pluralizmin politik. Të sulmosh e të dhunosh në mënyrë të paligjshme selinë e një partie politike në mes të Tiranës, dhe ky konflikt mediatizohet kudo dhe Presidenti të jetë 100 metra larg selisë dhe të mos shkojë të shikojë në vendngjarje se çfarë po ndodh, kur sapo ka nisur fushata zgjedhore si dhe kur kjo gjë bëhet qëllimisht se vetëm kjo parti politike u regjistrua në koalicionin me opozitën, ky është faji i Presidentit…? Presidenti duhet të rrijë pasiv në situata të tilla? Të shohë se si ushtrohet dhunë nga shteti kundër një force politike të ligjshme? Se si synohet të nxirret me dhunë një parti politike pa vendim gjykate, në shkelje të të gjitha ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Nuk është Presidenti shkaktar i dhunës!”-tha Meta.
Rama ka mbaru pune me ty , lodhesh kot qe i permend emrin
PërgjigjuO META O PIS BURRE,,,KUR ISHIT NE ALEANCE EDI RAMA ISHTE BURRI ME I MIRE,,,TANI NA E BEN TE KEQ,,,DOMOSDO SE NUK TE LE XHAP,,,,TE VJEDHESH....PIS BURRE...TI DO PLUMBIN BALLIT...
PërgjigjuIlir Metmuti hajduti….
Përgjigju