7 ditë para zgjedhjeve, Meta: Kjo javë e fundit të jetë e qetë, mos shisni votën! Do sjell prova dhe dëshmitar se si ‘patronazhistët’ po u bëjnë presion qytetarëve

TIRANË- Konferencën e papritur këtë të shtunë, Ilir Meta e nisi me një mesazh si president i vendit, ku iu drejtua qytetarëve, por edhe partive politike që kjo javë e fundit para 25 prillit të jetë e qetë dhe që askush të mos shesë votën.

“Politikanët dhe qytetarët të distancohen nga dhuna. Çdo shqiptar duhet të shkojë lirshëm në zgjedhje. Çdokush që do të blejë votën tuaj, do t’ju poshtërojë. Duhet të kini kujdes, sidomos nga ata që lëvizin natën. Vota është shumë e shenjtë. Qytetarët duhet të votojnë lirë për atë që bind më shumë. E ardhmja e përbashkët për 100 vjet nuk blihet nga asnjë. Vota është edhe një formë ndëshkimi. Të gjithë drejt kutive të votimit”, deklaroi Meta.

Më pas, në pjesën e mbetur të konferencës, Meta “u zhvesh” nga roli i kreut të shtetit, për të veshur kostumin e një opozitari e hedhur sulme të forta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës. Fokusin e vuri te “patronazhistët”, të cilët kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Për këtë Meta tha se priste që dikush të ishte në burg për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, e ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim do të sjellë prova dhe dëshmitarët se si “patronazhistët”, “fuksat e kohërave moderne”, siç ai i quajti, po u ushtrojnë presion qytetarëve.

Ne fund, Meta i është drejtuar me mesazh edhe Policisë së Shtetit duke i thënë që duhet të bëjë detyrën në 25 prill, dhe jo të keqpërdoret si politika, ku sjell si shembull zgjedhjet në Dibër dhe Shijak, të përfshira në dosjen ‘184’ dhe ‘339’.

“Policia të distancohet nga përpjekja e politikës, mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, Policia të tregojë integritet në plotë, duhet të luftojë edhe më fortë krimin dhe të fokusohet vetëm në ruajtjen e qetësisë dhe të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës. Të gjithë funksionarët e lartë publikë të largohet nga indtimimi i familjarëve të administratës”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
‘Kemi garë, por s’kemi debate’, Meta: Dëshiroj transparencë për programet e forcave politike dhe përballje që qytetarë të kuptojnë dallimet mes tyre

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së zhvilluar pak mitura më parë u shpreh se dëshiron më shumë transparencë për programet e forcave politike, për t’u treguar respekt ndaj qytetarëve.

“Ajo që dëshiroj si president është që të ketë më shumë transparencë për programet e forcave politike për të treguar më shumë qytetari dhe respekt ndaj qytetarëve dhe përgjegjshmëri për llogaridhënie.”, u shpreh presidenti.

Meta tha se kemi garë por nuk kemi debate mes kandidatëve për kryeministër duke i ftuar ata në një përballje, në mënyre që qytetarit t’i jepet mundësia të kuptojë dallimet mes programeve politike.

“I ftoi kandidatët për kryeministër të përballin me qetësi programet e tyre. Do të ftoja drejtuesit e qarqeve apo deputet sipas forcave poetikë të bëjnë të njëjtën gjë përballë qytetarëve.

Është shqetësuese kemi garë po s’kemi debate që qytetari të kuptojë se ku janë dallimet në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shëndetësisë, turizmit, bujqësisë.

Kjo është shumë e rëndësishme të ndodhi dhe unë shpresoj për një reflektim gjatë kësaj jave nga të gjithë.", tha ai. 

Ora 20:50
‘Do të dekretoni Ramën si kryeministër nëse fiton PS?' Meta: Kësaj pyetje do t’i përgjigjem pas zgjedhjeve të 25 prillit

 

Presidenti Ilir Meta refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të dekretojë Edi Ramën si kryeministër në rast se PS fiton, duke thënë se do të këtë përgjigje do ta japë pas 25 prillit.

 “Kësaj pyetje do t’i përgjigjem pas zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Meta.

Ora 20:38
Meta: Do sjell prova dhe dëshmitar si ‘patronazhistët’ po u bëjnë presion qytetarëve! Jemi popull shqiponjash, jo sorrash që mbyten nga fuksat

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të bëjë publike prova për “patronazhistët”, sipas së cilët po shantazojnë qytetarët.

“Presidenti do t’ju faktojë me prova dhe dëshmitarë konkret se si është ndërtuar një rrjet dhunues, mafioz i tipit Gestapos, përmes gjojave patronazhistë, që duan të bëhet tutor të qytetarëve shqiptar duke u bërë presion për shërbimet që shteti duhet t’ia realizojë pa asnjë kusht, Presidenti do vijë me fakte”, tha Meta.

Ai shtoi se në 25 prill, “demokracia nuk do të bëhet kurban”.

 “Demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill dhe ne do e tregojmë që jemi në popull shqiponjash dhe jo sorrash që na mbysin sorrat”, tha Meta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 18/04/2021 07:48

    O likeflori(alias hajdut.e perdor se nuk dua te ndy gojen).te zgjedhesit shkohet me program.po shkoje dhe u thua :"me jepni voten,me beni kryeminister dhe une do iu rris pensionet 9000 leke ,a nuk eshte vjedhje,blere vote me mashtrim,sipas fjale se popullit "prit gomar te mbaje bar"? Po kur thua me beni kryeminister dhe do u rishikoj demshperblimin nga termeti?pastaj se u jep me shume se u jep me pak nuk ka rendersi.mjafton te fitoje "familja ime",kunati im.Sa i sinqerte ka qene ai Saliu yt i madherishem .te kujtohet??"puntini qe te fitojne familja ime"(devoll 2017)apo monalikja jote e shtrenjte"me duhen cdo vit 140 mije paund cdo vit per te shkolluar femijet".Nuk pashe ti kritikoje per elemente korrupsioni.Agush,te gjithe te barabarte para ligjit.keshtu thote kushtetute..si ai patronazhisti qe argumenton pse duhet vonuar PS,ashtu dhe te tute qe blejne voten ,sipas shembujve qe solla,me kredi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit