Artan Hoxha do të jetë presidenti i ri i vendit për për 5 vitet e ardhshme. I njohur për angazhimin e hershëm politik dhe publik, emri i tij ka mundur të sigurojë mbështetjen e kryeministrit Berisha dhe të gjithë aleatëve të djathtë të cilët pritet të votojnë sot në Parlament.

I lindur në 1964 Artan Hoxha ka qenë ministër i Tregtisë në qeverinë e kryeministrit Aleksandër Meksi, në vitin 1992- 1993 dhe njihet për angazhim e tij politik dhe publik.

Pas 1993 nuk u përfshi më në administratën publike por që nga viti 1997 ka qenë drejtues i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, institut që ka dhënë ndihmesë të gjatë në përpilimin e shumë reformave dhe hartimin e shumë ligjeve të rëndësishme gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë bashkëpunimin edhe me qeveritë socialsite. Së fundmi zoti Hoxha, u bë një figurë e njohur publike edhe për shkak të angazhimit në publicistikë apo dhe si opinionist për ngjarjet dhe zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, me qëndrime në mbështetje kryesisht ndaj së djathtës në pushtet.

NE 1993, PROKURORIA KERKOI TA ARRESTONTE, HOXHA IKU ME SKAF NGA SHQIPERIA
Në 26 Shkurt 1995 ish-presidenti Sali Berisha do të shprehej: Mafia e drurit të arrës, me (Genc) Rulin e kompani, po financon partinë…”. “Druri i arrës kishte nisur të përdorej si term që në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion nga Berisha dhe Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin që kishte qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1992-1993, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Në 1995 Kuvendi votoi për të mos ua hequr imunitetin dy deputetëve të akuzuar nga Berisha, Genc Rulit dhe Rexhep Uka, që kish qenë ministër Bujqësie. Por ndërsa dy deptetët shpëtuan nga vota që nuk dhanë kolegët në Kuvend, Artan Hoxha, që kishte qenë ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë deri në 1993, i cili ishte pa imunitetet u detyrua të arrrtisej me skaf nga Shqipëria për ti shpëtuar arrestimit. Miku i tij në Tiranë Genc Ruli shpëtoi sepse deputetët e shumicës së PD-së kishin frikë se mos do tua vinte vetë radha për tiu hequr imuniteti, ndërsa e majta nuk votoi kundër Rulit sepse e cilësonte fushatën si gjeti shtrigash dhe jo luftë kundër korrupsuionit. Artan Hoxha, ishte rikthyer në Shqipëri dhe i ishin pushuar akuzat falë amnistisë së marsit 1997.

HOXHA BASHKEPUNOI ME QEVERINE MEKSI, NANO, META E BERISHA
Në gjysmën e dytë të viteve ’90 dhe më pas, Genc Ruli dhe Artan Hoxha kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në drejtimin e Institutit të Studimeve Bashkëkohore. ISB ka kryer shumë studime, të financuara nga donatorë të huaj dhe vendës, duke bashkëpunuar dhe me qeveritë shqiptare të Meksit, Nanos, Metës, Berishës, si dhe kanë merituar besimin e ambasadave amerikane, britanike, gjermane, si dhe të Bankës Botërore, BE-së etj. Hoxha dhe Ruli janë paguar të kryejnë studime dhe projekte edhe kundër korrupsionit. Po përmendim disa: “Qeverisja me drejtësi dhe mënyrë demokratike. Programi i shtetit ligjor në Shqipëri”, korrik 2004 – qershor 2007, partnerë: USAID, Casals, etj; “Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë”, 2004-2005;“Konfliktet e Interesit” 2007, USAID, Casals; “Prokurimi Publik” 2001-2003, donatorë: MSI, USAID, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; “Inkurajimi i reformës në shërbimin civil të Shqipërisë”, shtator2001- maj 2004, donatorë: Banka Botërore, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; në vitet 1999-2000 dhe 2000-2001 ka trajnuar qeveritë e Ilir Metës për privatizimet me fondet e Bankës Botërore, UNDP-së, Bankës Evropiane të Investimeve. Instituti i Studimeve Bashkëkohore ka marrë pjesë dhe në studimin “Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Bregdetit” (tetor 2007 – janar 2008) me Bankën Botërore. Për këtë projekt pati polemika në vitet 2009-2010, ku u përfol implikimi i dhëndrrit të Kryeministrit aktual. “Projekti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit” financohet i tëri nga paratë e donatorëve të huaj. Kostoja fillestare e projektit ishte 38.5 milionë dollarë dhe ai zbatohet nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit. Projekti përfshin 17.5 milionë dollarë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare, 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal. Afërsisht 23 për qind të fondeve totale të projektit të financuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) janë disbursuar deri në vitin 2009. Një grant i Komisionit Evropian, me një disbursim total prej 1.8 milionë dollarësh, u mbyll në 30 qershor 2009.

STUDIMET
Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.
Trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.
Vitet e fundit, luajti rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.
Ai është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.
(sg/arr/shqiptarja.com)