Presidenti i Meksikës është shprehur se është i hapur ndaj negociatave me Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Trump e kërcënoi me vendosjen e tarifave për të gjitha produktet meksiane për të ndalur emigracionin ilegal.
Andres Manuel Lopez Obrador tha se pret rezultate pozitive nga bisedimet e planifikuara në Uashington dhe nuk kërkon luftë tregtare.
Ai deklaroi se mund të arrijë një zgjidhje pasi ka lëshuar plane për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm.
“Gjëja kryesore është të informojmë për atë që po bëjmë tashmë për çështjen e emigracionit dhe nëse është e nevojshme të përforcohen këto masa pa shkelur të drejtat e njeriut, ne mund të jemi të përgatitur për të arritur këtë marrëveshje”.
Kërcënimi që i bëri administrata e Trump-it ekonomisë së Meksikës është testi më i madh i politikës së jashtme të presidencës së Obradorit.
Eksportet meksikane në Shtetet e Bashkuara janë mjaft të rëndësishme për ekonominë e cila pati një tkurrje tremujorin e parë.
Kjo gjë ka shkaktuar dhunë ndërmjet bandave.
Bizneset në Meksikë i kërkuan presidentit të tyre të hakmerren duke vendosur tarifa për mallrat bujqësore të SHBA-së që mbështesin Partinë Republikane të Trump.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje përmes dialogut. Ne nuk do të hyjmë në një luftë tregtare, një luftë tarifash dhe taksash”, u shpreh presidenti meksikan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 20 janarit, Meksika ka pritur 11 000 emigrantë të dëbuar nga SHBA, presidentja Sheinbaum tregon për rezultatet e marrëveshjes me Trump
8 Shkurt, 07:48
-
Meksika dislokon qindra trupa në kufirin me SHBA-të për të shmangur tarifat doganore nga Presidenti Trump
5 Shkurt, 17:25
-
SHBA, Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave doganore ndaj Meksikës dhe Kanadasë
4 Shkurt, 07:45
-
Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me presidenten Sheinbaum: Ajo do dërgojë 10 mijë ushtarë në kufirin me SHBA-të
3 Shkurt, 17:18
-
Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët
2 Shkurt, 17:25
-
Pyetje-Përgjigje/ Tarifat e reja të SHBA: Si preken Kanadaja, Meksika dhe Kina? Çfarë ndodh me ekonominë globale?
2 Shkurt, 08:09
-
Të gjithë kundër 'super' tarifave amerikane! Trump kërcënon: Tani është radha e BE
2 Shkurt, 07:59
-
Tarifat doganore të SHBA-së për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, hyjnë sot në fuqi
1 Shkurt, 08:47
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Vendimet e Trump lidhur me Meksikën, reagon presidentja e vendit: Do të mbrojmë sovranitetin dhe pavarësinë
21 Janar, 18:25