Meta dekoron me titullin 'Naim Frashëri' dy personalitete kineze: Vlerësim për veprimtarinë e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë

 Meta dekoron me titullin 'Naim Frashëri' dy personalitete kineze:  Vlerësim për veprimtarinë e  marrëdhënieve Shqipëri-Kinë

Presidenti Meta, profesori Zheng Enbo dhe gazetari Wang Hongqi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotit Wang Hongqi me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shumanshme në fushën e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë; njohës i shquar i çështjes shqiptare përgjatë zhvillimit të saj, duke shërbyer si urë për komunikimin e vlerave të dy popujve tek njëri-tjetri. Publicist, përkthyes, autor librash me karakter shqyrtimi për ngjarje e personalitete të botës shqiptare”.

Gjithashtu ai vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotin Zheng Enbo me motivacionin: “Në vlerësim për veprimtarinë si albanolog kinez për më shumë se gjysmë shekulli, me përkushtim të përhershëm ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar; promovues i letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare; profesor, studiues, publicist në dobi të pasqyrimit të Shqipërisë në Kinë e në botë”.

 “Është kënaqësinë e veçantë të nderoj sot me titullin ‘Naim Frashëri’ dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi", është shprehur Meta.

Këto dekorime marrin një vlerë më të madhe, sepse bëhen në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, marrëdhënie që kanë qenë tradicionalisht të forta.

"Kontributi i dy personaliteteve të shquara kineze që nderojmë sot, në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve tanë është shumë i madh", ka thënë presidenti Meta.

Profesor Zheng Enbo është një albanolog, përkthyes dhe studiues i letërsisë shqipe. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka botuar qindra reportazhe letrare dhe artikuj mbi Shqipërinë dhe më tej është marrë me studimin e letërsisë shqiptare pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës.

Botimet e tij janë “Historia e letërsisë shqiptare”, “Ndjenjat e mia për Shqipërinë”, “Antologjia e poezisë klasike shqipe” etj.

 Sipas Metës, përkthimet e profesorit përfshijnë vepra të korifejve të letërsisë shqipe Dritëro Agolli e Ismail Kadare si “Nënë Shqipëri”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Njeriu me top”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, etj.

Njëkohësisht, edhe z. Hongqi ka dhënë një kontribut të veçantë si gazetar, si albanolog dhe studiues i lartë i çështjeve shqiptare, me një karrierë të gjatë rreth 22-vjeçare si gazetar i agjencisë ‘Xinhua’ në Tiranë.

"Veprat e tij 'Jeta ime në vendin e Shqiponjës' apo 'Rruga e rilindjes së Shqipërisë' përshkruajnë historinë dhe gjendjen shoqërore prej gati gjysmë shekulli të Shqipërisë duke zbuluar të vërteta të panjohura në marrëdhëniet kino-shqiptare të asaj periudhe. Z. Honqi është një nga kontribuesit e rëndësishëm të ruajtjes së urave të miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës", është shprehur presidenti i vendit.

Ai dëshiron ta falënderojë z. Hongqi për një vepër shumë të rëndësishme që do të dalë së shpejti “Biografia për dhjetë shqiptarë të shquar” ku ka përfshirë personalitete të kombit tonë nga Skënderbeu tek Nënë Tereza dhe shpreson që  të dy studiuesit të vazhdojnë edhe për shumë vite të tjera të japin kontributin e tyre të shquar në njohjen e popullit shqiptar dhe historisë së tij në Kinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 12/10/2019 17:28

    Kjo besoj do te jape rrugedalje per tu strehuar ne Kine per pislleqet qe ke bere ne Truallin Shqipetar dhe Shqipetareve ne Vecanti.Pra mos kerko Qiqra ne Hell nga Komisioni i Venecias ,se nuk te vrau por me ne fund te dha njecikez drite ,por gjithsesi Dobic mer ate fallxhoren ,dhe ato Bola femijsh dhe shko e rri dhe vizito Murin Kinez . Mos e kruje ketu me ato qe ke bere se do te percellosh vehten ,Po ndrikulla e Dibres ku do te shkoje ,pa again e saje qe eshte bere si breshke e thare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale