Mosbindja civile e opozitës, Meta: Dialog, nuk kemi luksin të këpusim asnjë lule

TIRANE-Pas protestave dhe mosbindjes civile gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të ulen në dialog për të evituar cdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve. I pranishëm në takimin ‘Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë’, Meta u shpreh se jetojmë në një klimë konfliktualiteti, arrogance dhe arbitrariteti.

 Jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance. Besoj se jam përpjekur të jap mesazhet e duhura. Megjithatë dua të theksoj se ne nuk e kemi luksin as ‘të këpusim një lule’ meqenëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës, dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtimit dhe konfrontimit.

Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëstudiuar dhe i mirëkonsultuar dhe është e drejtë e çdo qytetari, e çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes qendrore edhe vendore për çdo taksë që paguajnë apo për çdo shërbim që duhet të udhëtohet. Megjithatë shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit dhe besimit dhe respektimit tek institucionet e përbashkëta.

Besoj se mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ashtu sikurse maxhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën, grupet e interesit, me komunitetet, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë.

Presidenti Ilir Meta

I pyetur se si i gjykon thirrjet e opozitës për mospagim taksash, Meta u shpreh kundër, pasi shteti, sipas tij mbahet nga taksat.

Mendoj se ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari në radhë të parë, por edhe të çdo taksapaguesi. Dhe në këtë drejtim edhe qeveria, por edhe opozita duhet të rrisin bashkëpunimin dhe transparencën në respekt të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, dhe të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tyre, por edhe të taksapaguesve shqiptarë, të cilët mbajnë edhe shtetin, edhe institucionet.

Presidenti Ilir Meta

Në fund të komunikimit me mediat, Meta nuk pranoi që të fliste për lëvizjet në SHISH dhe mosdekretimin e Helidon Bendos.

Ju faleminderit! Dhe shpresojmë që ky Senati i Studentëve do të jetë një mesazh pozitiv për fuqizimin e një mendimi të pavarur në vend dhe të një angazhimi më të madh të të gjithë të rinjve për një Shqipëri me të rinj dhe për të rinjtë në të ardhmen, sepse ky duhet të jetë qëllimi ynë më i madh sot: Të japim shpresë sa më shumë!

Presidenti Ilir Meta

Ditën e djeshme opozita zhvilloi një protestë mosbindje civile kundër taksës në Rrugën e Kombit, por edhe taksave për biznesin e vogël. Në ditët në vijim opozita ka paralajmëruar të tjera aksione kundër qeverisë Rama, që e cilëson të kriminalizuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trifoni: 06/04/2018 14:17

    Ne kete MES nuk ka lidhje gruja Tek ne presidenti eshte kukull dhe sidomos Likja

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 06/04/2018 14:09

    Gruan e ketij tarallakut vetem ne shoqata jone ja mbledhim.

    Përgjigju
  • dada: 06/04/2018 13:09

    Mblidhja Gruas tende se po te se po te nxin faqen, deklaro ku I ke ghetur parat per keshtjellen qe ke tek Kodra e djelli.

    Përgjigju
    • Lik: 06/04/2018 14:43

      Like - Isha i zoti E ben dot edhe ti? Dada - Jo Like - Qepe ateher

  • Zamjani: 06/04/2018 12:58

    Likja as ta ben as te leshon Interviste shume e dobet dhe shume e kontrolluar dhe shume e pa kuptueshme

    Përgjigju
  • dada: 06/04/2018 12:44

    Mblidh gruan tende o qene hajdut , deklaro keshtjellen qe ke tek Kodra e djelli, se ke edhe ne bllok edhe tek gjiri I lalzit. ku I gjete se me rroge je apo ajo gruaja juaj nuk ka firmosur asgjekudi ka deklaruar

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/04/2018 12:39

    Me qetesi dashuri, me bllok ne dore Keshtu je LSI

    Përgjigju
    • Labi: 06/04/2018 17:42

      Po nuk u arestove Ti,Saliu,Luli,Mediu SHqiperia nuk do kete qetesi.Mblidhe ata buce qe e ke leshuar rrugeve duke djegur goma e duke share njerzit.Nuk ka bere vaki ne ruzullin tokesor qe presidenti ri ne zyre dhe gruaja ne proteste te pa ligjeshme duke share e duke bere xheste te nje femere te dale nga rruga e zotit.Turp te te vije.Ti si president sje ne gjendje te mbash gruan dhe do te drejtosh SHtetin!Ti duhet te japesh doreheqien,se nuk je figure e paster,bile je me i rzikshem se Sali Krimineli.Ku eshte drejtesia?Pse nuk vepron?Keta jane Cibane.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja