Presidenti Meta: Krenar që themelova LSI-në, por s'keni parë gjë akoma

Presidenti Meta: Krenar që themelova LSI-në, por s'keni parë gjë akoma

Presidenti Ilir Meta tha në një intervistë për mediat se i përket përjetësisht popullit të 2 marsit. Sakaq, kreu i shtetit theksoi se është krenar që ka themeluar LSI-në, ndërsa shtoi se nuk keni parë gjë akoma. Me këtë deklaratë Presidenti Meta ka lënë të nënkuptohet se mund t'i rikthehet politikës pas mbylljes së mandatit presidencial.

"Jam krenar për atë që kam bërë, që nuk është e lehtë, të ndahesh nga një parti, siç isha unë në Partinë Socialiste, që isha në pozitat më të larta, natyrisht të fituara me shumë punë, me shumë përpjekje. Edhe në një situatë shumë të polarizuar, ku duket sikur ndonjëherë ka një armiqësi kaq të madhe midis këtyre dy forcave politike, por ndonjëherë ka dhe një miqësi të jashtëzakonshme kundër çdo force tjetër. Sepse ka një dëshirë për të mbajtur këtë lloj situate, ku LSI. doli si forcë edhe e qendrës së majtë, por edhe si forcë më racionale. Kur LSI e humbi këtë pozicion, me lënien e mandateve sepse ajo la fushën e saj kryesore, kjo është e vërteta, që ishin në Parlament, që ishin Institucionet. La dhe misionin e saj kryesor që ishte një garanci për integrimin evropian dhe shumë deputetë e deputete me shumë kontribute dhe me shumë vlera dolën. Sepse pastaj kur ti kalon gjoja në manifestime, këta të gjithë dalin atje, jo në bulevard, po pastaj shkojnë edhe nëpër rrugica, sepse i vetmi bulevard i sigurt në politikë është Parlamenti dhe Institucionet. Kush del pastaj andej, nuk di ku përfundon. Unë për këtë gjë, kam qenë dhe jam shumë i qartë dhe e vetmja keqardhje kjo është, se duhet të kisha marrë të gjithë deputetët, për shkak të atij raporti shoqëror, miqësor që unë kam pasur me ta."-tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta 'fushatë' për Berishën, sulmon kryedemokratin: PD probleme me legjitimitetin e kryetarit! Trekendëshi i bermundës? Problem katërkëndëshi i Bashës


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen