Presidenti kthen dekretin për dividendin me 8%', Meta: Bie ndesh me kushtetutën, përmbys barazinë fiskale

Pas rrezimit të Buxhetit të shtetit, Presidenti Ilir Meta rikthen në Kuvend edhe ligjin për “Tatimin mbi të Ardhurat”, pjesë e paketës fiskale të vitit 2019. Në dekret, presidenti thekson se nenet 9, qe percaton uljen e tatimit të dividentit nga 15 ne 8% dhe nenit 11 që përcakton hyrjen e fuqi te ligjit, bien ndesh me kushtetutën e vendit. ''Nga shqyrtimi i paketa fiskale 2019 konstatohet se dy nga dispozita e tij, respektivisht neni 9 dhe neni 11, paraqesin problematikë, sepse të dy këto nene bien ndesh me parashikimet e Kushtetutës. Neni 9 parashikon uljen e normës së dividentit nga 15 në 8 %, ndryshim që sipas presidentit është i pastudiuar dhe lë hapsirë për abuzim. Fuqia prapavepruese e këtij ligji, thekson Presidenti, është në shkelje të kushtetutës pasi përmban dispozita lehtësimit fiskal për kategori të caktuara. Sipas Metës, nëse qeveria ka bërë këtë ndryshim për të krijuar “amnisti fiskale” atëherë nuk duhet të ishte përfshirë në këtë ligj.

Dekreti u rrezu nga Kuvendi.

Dekreti presidenciali thekson se ''Ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më pare duke u paguar brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019. Në këtë mënyrë, nëse qëllimi i qeverisë dhe i Kuvendit, ka qenë bërja e një ligji amnistues nga ana fiskale, ajo nuk duhej të realizohej duke e përfshirë atë brenda ndryshimeve të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas presidencës me këtë ligji kush fiton apo ka fituar më shumë, do të paguajë më pak. Gjithashtu afati i hyrjes në fuqi të këtij ligji parashikuar tek neni 11, sipas presidencës është në shkelje të Kushtetutës. Presidenti thekson se neni 11, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës. Neni 11 parashikon se ligji botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019, ndërsa Kushtetuta parashikon që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyrtare. Para disa ditesh presidenti kishte ktyer në Kuvendi edhe ligjin për buxhetin e shtetit 2019.

''Së fundmi - sipas Meta - në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer atë nga progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë. Sipas këtij ligji kush fiton apo ka fituar më shumë, do të paguajë më pak. Praktikisht, tatimi mbi të ardhurat personale për pagën mbeteti pandryshuar si normë, në nivelin deri në 23 %,edhe pse është burimi kryesor i të ardhurave për jetesëne shumicës së shqiptarëve. Tatimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitete të tjera shërbimesh, apo të ardhurat nga qiratë, nga pagesat për të drejtat e autorit, për pronësinë intelektuale, honoraret dhe shërbimet e konsulencës, etj,mbeten sërish në nivelin e 15%. Ndërkohë me ndryshimet e bëra me ligjin e ri nr.94/2018, aksionerët e korporatave dhe kompanive të mëdha paguajnë barrën më të ulët për të ardhurat e tyre në formë dividendi, vetëm 8%.''

( Kliko këtu ) për dokumentin me arësyet e plota që Meta kthehu ligjin

Njoftimi për shtyp nga Presidenca

Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr.11015, datë 20.12.2018, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji, bazuar në argumentat e mëposhtme:

1. Neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit” dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë. Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale”, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj.

Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues.

Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me nenin 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%.

Neni 9 krijon paqartësi dhe mundësi abuzivizmi ndaj bizneseve dhe aksionerëve për shkak se nuk përcakton saktësisht normën 8 % apo 15 %, si dhe mënyrën se si do të tatohet dividendi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 dhe më parë, në rast se subjekti tregtar nuk e respekton apo e tejkalon afatin e parashikuar në këtë nen për pagesën e tatimit mbi dividendin (30 shtator 2019) dhe është në kushtet kur nuk ka marrë një vendim për shpërndarjen e dividendit, për periudhën e diktuar nga ligji.

2. Neni 11, i ligjit nr. 94/2018, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës, përsa i takon afatit të hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 11, i ligjit nr. 94/2018 të miratuar dhe të paraqitur për dekretim dhe shpallje, parashikon se: “Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019”. Në këtë mënyrë kjo dispozitë bie ndesh me parashikmet e nenit 84 pika 3, të Kushtetutës që diktojnë detyrimin që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyrtare. Referuar kërkesave të Kushtetutës, është objektivisht e pamundur që ligji nr. 94/2018, të hyjë në fuqi më datën 1 janar 2019.

Në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer sistemin e taksimit progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë.

Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë.

Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 9 dhe nenit 11, të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës.

Njoftimi nga Presidenca

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 20/12/2018 14:51

    Njeriu me i peshtire i vitit,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë