Presidenti Meta përuron shkollën e rikonstruktuar të Sllovës në Dibër: Të forcojmë rrënjët tona

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të Dibrës, ringritur me fondet private të familjes Ndreu, konkretisht Shpend Ndreu.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh:

Është një kënaqësi e veçantë që marr pjesë sot në këtë veprimtari madhështore. Falënderoj nënën e Shpendit, e cila ka rritur dhe edukuar një bir të denjë të kësaj zone e të gjithë Dibrës, i cili është një shembull jo vetëm për të gjithë djemtë e aftë, të zotë e atdhetarë të Dibrës kudo ku janë, por për të gjithë shqiptarët e zotë e të aftë, që të ndihmojnë vendlindjen e tyre.

Aq më tepër që të ndihmojnë në fushën e arsimit, në mënyrë që këta fëmijë të rriten në kushte sa më të mira, të përfitojnë sa më shumë dije dhe ta zhvillojnë sa më shumë që të jetë e mundur këtë trevë që është një nga trevat më të bukura të vendit tonë, e me shumë tradita.

Mesazhi im është të forcojmë rrënjët tona. Të forcojmë ndjenjat e atdhedashurisë! Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë. Prandaj që të vazhdojmë të jemi shqiptarë dhe të jemi krenarë për atë që kanë bërë të parët tanë, të bëjmë më shumë për vendin tonë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të jenë akoma edhe më krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre, edhe si dibranë, edhe si shqiptarë. 

Të gjithë sot duhet të përulemi me shumë nderim para Shpendit për këtë punë e vepër që ka bërë, sepse Nënë Tereza me shumë të drejtë ka thënë që ndoshta ndonjë gjë të madhe mund të mos bëjmë në këtë botë, por secili prej nesh një gjë të vogël, me dashuri të madhe, mund ta bëjë. 

Shpendi ka bërë një gjë të madhe, me dashuri shumë të madhe, sepse na ka dhënë mesazhin që jo vetëm duhet të bëjmë për vendlindjen e nuk duhet të shohim thjesht fatin e suksesin tonë kudo ku jemi, por nuk duhet të harrojmë rrënjët tona, nuk duhet të harrojmë identitetin tonë. 

Unë besoj se ky është një mesazh shumë i fuqishëm që shkon përtej Dibrës e kudo tjetër ku ka shqiptarë, të cilët e duan vendin e tyre, traditat e tyre e të cilët janë krenarë për parardhësit e tyre. Edhe emri i një mësuesi të nderuar, në traditën e një familjeje mësuesish e të përkushtuar për arsimin e kësaj treve, të ‘Ajet Ndreut’, i bën nder kësaj shkolle dhe është një frymëzim për mësuesit aktualë, por edhe për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Ju falënderoj për këtë solidaritet, për këtë bashkëpunim e gjithëpërfshirje! Këtu i kemi të gjithë dhe kjo tregon se të gjithë e duan Dibrën, e duan Shqipërinë, dhe aq më tepër se jemi në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, pa hapur debat me Krujën, le ta bëjmë të gjithë së bashku e këtë do ta bëjmë duke bërë më shumë për arsimimin e për edukimin e fëmijëve tanë! Jo vetëm me dijet më bashkëkohore dhe më të avancuara, por në radhë të parë për t’i edukuar me dashurinë për vendlindjen, për familjen dhe Atdheun!

Presidenti Ilir Meta

Në përfundim të vizitës Presidenti i Republikës vendosi kurora me lule në memorialin e ngritur në nderim e me mirënjohje për patriotët e zonës, Elez Isufi, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi dhe u përul me respekt para veprës dhe kontributit të tyre të paharruar atdhetar në mbrojtje të trojeve shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 17/06/2018 13:02

    Medja kot merret me METEN meta eshte jashte politikes beri cfare beri tani eshte ne pencion LERINI REHAT ILIR METEN SHPRESOJME QE DHE ED RAMA TE DALE NE PENCION

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen