Presidenti, Nano: Unë mbetem 
zgjidhja, më jepni konsensus

Presidenti, Nano: Unë mbetem <br />zgjidhja, më jepni konsensus
TIRANE- Kandidati i vetëshpallur për president Fatos Nano ka përshendetur tërheqjen e juristit Xhazair Zaganjori, ndërsa deklaron se ai do të vazhdojë garën dhe i kërkon krerëve të partive politike ta gjejnë konsensusin tek Fatos Nano. Në një deklaratë për mediat nga lëvizja Nano, pak orë pas tërheqjes së Zaganjorit theksohet se “Kemi hyrë në zonën e rrezikimit serioz të Statusit të vendit kandidat për në BE. Por mbeten ende mundësi të pashfrytëzuara me atdhedashuri.”
Fatos Nano iu bën thirrje Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, por edhe të gjithë deputetëve shqiptarë që ta dëshmojnë atdhedashurinë duke gjetur maturinë për tu dhënë shqiptarëve Presidentin më të mire e më të denjë që ata. 

Nano i ka bërë thirrje kreut të PS Edi Rama që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politik në Kuvend ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon. I vetëshpalluri si kandidat për president i kërkon Ramës që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj.

Nano bën të qartë se do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marë fund. Deklarata për mediat vijon duke theksuar se “Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve të saj, dhe para Kryetarëve të Partive Parlamentare, e publikut shqiptar.

Nano I ka bërë thirrje lideri të mazhorancës, Berisha që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrësesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë. Fatos Nano I ka drejtuar një apel dhe kreut të LSI, Ilir Meta duke këruar prej tij që të luajë rolin e domosdoshëm në këtë moment të rëndësishëm për vendin.


(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor