Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar të mërkurën në Presidencë ceremoninë e dorëzimt të flamurit kombëtar për sportistët që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Soçi të Rusisë. Nishani i ka dorëzuar flamurin kombëtar sportistit Erjon Tola.

Shqipëria përvec Toles do të përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike Dimorëore edhe nga skiatorja Suela Mëhilli. Erjon Tole ka marrë pjesë edhe në dy olimpiadat e shkuara dimërore. Edhe pse me numër të paktë sportistësh, pjesëmarrja e Shqipërisë në një eveniment të tillë është mjaft e rëndësishme.

Presidenti Nishani pas dorëzimit të flamurit kombëtar ka mbajtur edhe fjalën e rastit duke u uruar suksese sportistëve në garë.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me në krye Presidentin e KOKSH, Viron Bezhani. Lojërat Olimpike Dimorëore në Soçi të Rusisë zhvillohet nga data 7 deri në 23 shkurt. Shqipëria në këto Lojëra nuk është pretendente për medalje.
 

d.b/shqiptarja.com