TIRANË.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi të mërkurën në Tiranë me kryetarin e Parlamentit turk, Cemil Çiçek, vlerësoi kontributin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kreu i Shtetit riafirmoi vullnetin politik të shtetit shqiptar për t'i intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, me synim krijimin e një dimensioni të ri të bashkëpunimit ekonomik.
Presidenti Nishani vlerësoi nivelin shumë të mirë të shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve turke në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare dhe u shpreh se ende ka hapësira të pashfrytëzuara në potencialeve ekonomike të të dy vendeve.
Duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik, Presidenti Nishani, vlerësoi mbështetjen nga Turqia të projektit të gazsjellësit TAP dhe kërkoi që kjo gjë të vijojë edhe me projektin tjetër rajonal IAP, me synim lidhjen e projektit me vende të tjera të rajonit.
Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në NATO, si dhe për arsimimin e trajnimin e një numri të konsiderueshëm ushtarakësh shqiptarë.
Një vëmendje të veçantë, Kreu i Shtetit, i kushtoi bashkëpunimit rajonal, ndërsa vlerësoi se Pavarësia e Kosovës, me mbështetjen edhe të Turqisë i ka kontribuar këtij stabiliteti. 'Sot kemi një rajon më bashkëpunues se kurrë më parë dhe me vizion euroatlantik', u shpreh Presidenti Nishani.
Kryeparlamentari Çiçek, nga ana e tij, duke vënë në dukje se Shqipëria konsiderohet nga Turqia si një mik i veçantë, theksoi se nga ky këndvështrim, marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve janë të një niveli të lartë në kuadër të partneritetit në NATO. Ai përgëzoi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe u shpreh se Turqia e mbështet fort aspiratën e vendit tonë për t'u anëtarësuar në BE.
Çiçek vuri në dukje gjithashtu se marrëdhëniet turko-shqiptare janë shumë të rëndësishme për paqen dhe qetësinë në Ballkan dhe shembulli më konkret në këtë drejtim është Kosova, e cila me pavarësinë e saj ka provuar se rajoni ynë tashmë ka fituar më tepër paqe dhe stabilitet.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet në Siri dhe Irak, të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm stabilitetin e këtyre vendeve, por edhe të Turqisë, Evropës dhe të mbarë botës. /ATSH/
/Shqiptarja.com