Presidenti i Amerikës Barak Obama ka vlerësuar qeverinë e Kosovës për vullnetin e mirë të marrëdhënieve fqinjësore.
Obama në një letër dërguar ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku ka nënvizuar se marrëveshja për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi tregoi vullnetin e mirë të Kosovës për stabilitetin në rajon. Në reagimin e tij obama i bën thirrje partive opozitare në Kosovë për sa më shumë qetësi dhe stabilitet.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 Gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë Tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit. Vendi Juaj ka demonstruar shpejtë se është anëtarë i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe vend i përkushtuar në thellimin e stabilitetit rajonal dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare” – shkruan Obama.
Presidenti Amerikan përgëzoi qeverinë e Kosovës dhe Palamentin për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t’i adresojë krimet e pretenduara në vitin 1999. Gjithashtu Obama ka vlerësuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa për punën e pashembullt për marrëdhëniet e miran me fqinjët.
“Kosova ka ndërmarrë disa vendime të vështira dhe sfiduese këtë verë. Këto vendime kanë avancuar perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës dhe Parlamentin për miratimin e amendamenteve Kushtetuese dhe legjislacionit për themelimin e Gjykatës së Speciale, e cila do t’i adresojë krimet e pretenduara, pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Isa Mustafa ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin Tuaj Serbinë”- nënvizoi Obama
Obama në përfundim të letrëns ka vlerësuar punën e ish-ambasadorit Akan Ismaili, i cili sipas Obamës ka bërë punë të madhe në përfaqësimin e Kosovës në SHBA.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com