Presidenti përballë Kushtetutës së re
Konstitucionalistët: Dy opsionet për KED

Presidenti përballë Kushtetutës së re<br />Konstitucionalistët: Dy opsionet për KED
Një ditë para se sa të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, Presidenti gjendet përballë dy mundësive që kanë të bëjnë me ushtrimin ose të jo kompetencës kushtetuese për zgjedhjen me short të anëtarëve të këshillit të emërimeve në drejtësi.
 
Ndërsa është konsultuar fillimisht me konstitucionalisët e më pas ka marrë mbështetjen e partive politike për procedurën që do të ndjekë, kreut të shtetit i duhet të vendosë për çeljen e shortit brenda 5 ditëve, por një proces ky që duhet vënë në lëvizje nga ligji për kriteret e kandidatëve, i cili nuk ka kaluar në kuvend.
 
Konstitucionalistët të cilët ishin edhe në konsultimet me Presidentin parashtrojnë dy opsione në këtë rast për kreun e shtetit.
 
Të kontaktuar nga Report Tv ata thonë se së pari Presidenti, mund të veproje nisur nga fakti qe interpretohet, sipas nenit 4 të Kushtetutës i cili parashikon që dispozitat Kushtetuese, zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
 
Këtë argument konstitucionalistët e bazojnë edhe në vendime të caktuara të gjykatës Kushtetuese, rast konkret në vitin 2005, përmes të cilave është nënvizuar parimi i epërsisë së Kushtetutës dhe mënyrën e zbatimit të saj që mund edhe të mos gjejë zbatim drejtpërsëdrejti.
 
Në këto kushte ushtrimi i kompetencës së Presidentit do të jetë në vakum për arsye se me ligj mund të shtohen kritere të posacme.
 
Së dyti konstitucionalistët mendojnë se Presidenti mund të mos e ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese të parashikuar nga baza ligjore, dhe te presë daljen dhe miratimin e ligjit te posacëm rregullues për kriteret specifike të anëtarëve të KED-se.
 
Për shpjegimin e këtij opsioni konstituciopnlaistët sërish i referohen një vendimi të gjykatës kushtetuese, të shkurtit të vitit 2013 ku thuhet se norma kushtetuese ja rezervon vetëm ligjit, rregullimin e një marrëdhënie konkrete.
 
Përsa i përket rastit të rezervës ligjore, cështja konkrete mund te rregullohet edhe nga aktet nenligjore në këto kushte konstitucionalistët mendojnë se sipas Kushtetutës, cdo dispozite e saj qëndron në një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera, qe do te thote se parashikimi Kushtetues nuk mund te nxirret jashte kontekstit te saj dhe te intepretohet me vete.
 
Sipas ekspertëve të drejtësisë meqenëse parlamenti i ka rezervuar vetem ligjit rregullimin e plote dhe shterues te kritereve qe duhet te plotesojne kandidatët pjesemarres ne short për formimin e KED, mospërcaktimi I të cilave, bën që të mos realizohet përzgjedhja perfundimtare.
 
Por konstitucionalistët mendojnë se edhe në këtë raste kur Presidenti nuk ushtron veprimin dhe kompetencen kushtetuese , nuk ben ndonje shkelje te dispozitave te Kushtetutes.
 
Sipas ndryshimeve kushtetuese pas 5 ditesh nga hyrja ne fuqi e ndryshimeve nese presidenti nuk vepron bie e drejta e tij per te ushtruar veprimin kushtetues dhe kjo e drejte I kalon Kryetar të kuvendit. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois