Presidenti, Prifti: Votën s'e shes
por zgjedh individin dhe jo partinë

Presidenti, Prifti: Votën s'e shes<br />por zgjedh individin dhe jo partinë
Prifti komentoi deklaratat e bëra nga lideri i PS-së Rama, i cili deklaroi dje se është tentuar të blihet vota e dy deputetëve të PS nga ana e PD për presidentin e ri të vendit. Duke thënë se ai nuk shiste votën, por njëherësh do të votonte dhe një kandidat të PD, mjafton të ishte i mirë. Për Priftin, "Deklarata është serioze dhe e rëndë. Deputetët e PS duhet të flasin kush u ka bërë ofertën. Nëse kjo ndodh do të jetë goditje për imazhin e institucioneve tona. Po të jetë e vërtetë do jetë skandaloze. Kjo duhet shoqëruar me kallëzim ndaj njerëzve që e kanë bërë"- tha mbrëmë  Prifti në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" 

Deputeti i pavarur Prifti deklaroi më tej se ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e këtyre skenarëve me shitjen e votave, pasi udhëhiqet nga parimi për të zgjedhur kandidatin konsensual, qoftë ai nga PS apo nga PD. Prifti tha se ai do të zgjedhë për president një njeri që e meriton, ndërkohë që refuzon në mënyrë kategorike të japë votën pë rnjë President që nuk plotëson kushtet për të qënë simbol i unitetit të popullit dhe garant i Kushtetutës. "Unë nuk e shes votën time për presidentin. Nëse arrihet në këtë nivel, ka ardhur fundi. Unë do votoj. Do dëshiroja president konsensual, zgjedhja e të cilit do t'i bënte nder këtij vendi. Këtë gjë të bëjmë patjetër. Kështu i heqim vetes njollën jo u shit jo nuk u shit vota. Pozicioni im varet nga kandidati. Nuk e kam problem të jem vota e 71 e PD nëse kandidati garanton pavarësinë e institucioneve. Nëse do të jetë e nevojshme s'kam komplekse, do votoj kandidatin më të mirë", deklaroi deputeti Prifti. Duke mos mohuar mundësinë e votimit të një kandidati politik, por që të plotësojë kriteret.
(sg/jama/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë