'Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë', Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu

'Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë', Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu

Luan Rama, Ilir Meta dhe Edi Rama

"Ilir Meta e pushkatoi Luan Ramën në Vlorë". Me këtë deklaratë të fortë e komentoi Kryeministri Rama situatën e zgjedhjeve dhe përplasjen brenda strukturave të LSI-së në Vlorë.

"Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua", tha Rama mbrëmë në të paekspozuarit.

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim prej ditësh raportohet për një përplasje mes figurave kryesore të kësaj force politike dhe drejtuesit politik të LSI-së në Vlorë, njëherazi zv. kryetar i saj, Luan Rama.

Prej ditësh Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe drejtues të tjetër shkojnë në Vlorë dhe bëjnë thirrje të votohen kandidatët e tjerë ndërkohë që Luan Rama nuk përmendet. Nga LSI ende nuk është konfirmuar kjo përplasje por edhe Presidenti Meta, ish-kreu i LSI-së, prej është është instaluar në Vlorë.

Lidhur me ketë që në dukje vjen si përçarje brenda grupit ka pasur edhe një reagim nga Luan Rama, për Report Tv i cili ka deklaruar se nuk ka shans asnjë individ që t'ia heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?