Presidenti, Rama: Berisha
tentativë të blejë 2 vota në PS

Presidenti, Rama: Berisha<br />tentativë të blejë 2 vota në PS
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi kryeministrin Berisha se ka kërkuar të blejë me para votat e dy deputetëve socialistë pasi nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri. 

“Mbrëmë dhe të shtunën mbrëmë dy deputetë socialistë u vendosën përpara ofertës në para të të dërguarve të kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e postit të presidentit. Ka ndodhur dhe në 2007 do të ndodhë përsëri kështu deri kur kryeministri të ketë nevojë për vota që nuk i ka deri në ditën e fundit të qëndrimit të tij në atë karrige aq më tepër që sot ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të tij të vjetër për të vjedhur Shqipërinë.”- deklaroi Rama në mbledhjen e grupit PS të zhvilluar sot në mesditë në selinë rozë.

Rama nuk përmendi emrat të deputetëve PS apo “negociatorët ” e Berishës në këtë aferë, për të cilën u shpreh se "nuk është për tu çuditur" por "një shqetësim" që duhet të ndahet me publikun, "se pala tjetër nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e saj."

RAMA: NUK DO NOMINOJME ASNJE EMER NGA PS
Kreu i PS-së Rama tha se do të vazhojë dialogun me partitë parlamentare për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe të paanshëm. “Kemi komunikuar me LSI e PDIU ndërsa presim të komunikojë me PD, PR dhe jemi në komunikim të pandërprerë me PBDNJ. Shqiptarëve u duhet mesazhi i qartë se partitë janë në gjëndje të ndajnë interesat vetjake nga interesat e kombit” – tha Rama.

Ai nënvizoi  “Duam një president konsensual, që të garantojë Kushtetutën dhe institucionet kushtetuese që t’i japë një hov Shqipërisë dhe të luajë rol në marrjen e provimit të vjeshtës në Bruksel. Duam një president të paanshëm. Nuk pranojmë asnjë kandidat nga PD dhe nuk synojmë të nominojmë asnjë emër nga PS. Duam një president që të mos jetë noter i asnjë partie”

RAMA: DO ARRIJME KONSENSUS PER REFORMEN ZGJEDHORE
Rama e vlerësoi si prioritet reformën zgjedhore për tu mbyllur para se parlamenti të angazhohet me procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Ai u shpreh tepër optimist se do të arrihet një konsensus për reformën zgjedhore, çka kërkohet me ngulm edhe nga ndërkombëtarët.
“Reforma zgjedhore, bashkë me reformën parlamentare dhe heqja e imunitetit të votohet para se të nisë gara e presidentit” - tha Rama.

Kreu socialist shtoi se kryeministri iu kthye “Muhabet pazarit” kur deklaronte dje se opozita ka bllokuar punën e këtij komisioni përsa i përket kërkesës së opozitës që kandidaturat për kreun e KQZ-së t’i zgjedhë Avokati i Popullit.  “Rimarrja e avazit të vjetër të fajësimit të opozitës nuk na bën përshtypje por na shqetëson. “- tha Rama duke përsëritur domosdoshmërinë e riformatimit të KQZ.

PD reagoi menjëherë pas deklaratës së kreut të opozitës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS duke I cilësuar akuzat e Ramës si shashkë e një fantazie të sëmurë.
Por replikat nuk përfunduan këtu..
Pas PD Rama zgjodhi Tëitterin për të kthyer përgjigje.
“Reagim i vajtueshem i KM, pasi ka nisur hijet e tij te nates per te blere vota per Presidentin!Perseris:Duam President te unitetit kombetar.”

(sg/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki