Presidenti, Rama: Kandidaturat
e Nanos e Topallit janë të djegura

Presidenti, Rama: Kandidaturat <br />e Nanos e Topallit janë të djegura
TIRANE- Fatos Nano nuk do të jetë kandidaturë e opozitës për postin e presidentit ndërsa opozita është afër arritjes së një konsensusi me mazhorancën. Kjo është lënë të nënkuptohet nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një prononcim për emisionin Top Story të Sokol Ballës, mesditën e sotme në Top Channel, ku ishin të ftuar disa analistë. Rama la të kuptonte se nuk do të pranonte si kandidat as “një këshilltar të paekspozuar të kryeministrit ndërsa kandidatura e Topallit është e djegur”

Rama tha se ka negociata ndërkombëtare pa emra konkretë dhe ftoi Berishën të gjejë një kandidaturë të ngjashme me Zaganjorin.

Artur Zheji: Nano president? Krijon probleme me konsensualitetin me PS, apo impakt me zgjedhjet e 2013? Kam përshtypjen se ky lloj viktimizimi, duke ia mbyllur pa moral derën po i rrit popullaritetin.

Edi Rama: Nuk shoh asnjë inkoherencë me qëndrimin tonë në këtë cështje, situata është ajo që shihet. Kemi një kandidaturë të ofruar nga shumica dhe PS duhet të bëjë deri në fund atë që po bën të krijojë kushtet të gjendet konsensus mbi një proces të qartë dhe përmes kontributeve qoftë dhe tonat me emra. Korniza është vendosur. Është e qartë e kthim pas tek kandidatura me profil politik nuk ka e nuk do të ketë . Jam i sigurtë se duke fituar zgjedhjet do të marr mandatin për të qeverisur si kryeministër dhe duke filluar nga qershori do më duhet të qeverisë një vend që s’ka marrë statusin e vendit kandidat”

Sokol Balla: A do të ishte një këshilltar i paekspozuar i Berishës si kandidaturë më e përshtatshme se Zaganjori?
Edi Rama: Këshilltarët e paekspozuar të Saliut janë më keq se bashkëpunëtorja e tij e ekspozuar dhe e djegur si kandidaturë “
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam