Presidenti, raundi I më 19 Prill
kur firmoset koalicioni PS-LSI
Procedura si zgjidhet Presidenti i ri

Presidenti, raundi I më 19 Prill<br />kur firmoset koalicioni PS-LSI<br />Procedura si zgjidhet Presidenti i ri
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës do të zhvillohet në datë 19 Prill.
  
Në seancën plenare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Konferenca me konsensus ra dakord për fillimin e  procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, data e raundit të parë do të jetë ditën e mërkurë në orën 18:00, datë 19 Prill.
 
Por vendosja e datës 19 Prill për votimin e raundit të parë për Presidentin e ri duket se nuk është aspak rastësi, pasi përkon me afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.
 
Vendosja e datës erdhi menjëherë pas takimit mes kryeministrit Rama dhe kryetarit te LSI, Meta që zhvilluan dje kokë më kokë për rreth 80 minuta në Kryesinë e Kuvendit.
 
Tashmë data 19 Prill ka një rëndësi të dyfishtë, jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit, por pritet që të rinovohet marrëveshja e koalicionit PS-LSI edhe për një mandat të dytë qeverisës.
 
 
Raundet dhe procedura si zgjidhet Presidenti i ri
Pas përcaktimit të datës së raundit të parë në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.
 
Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.
 
Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.
 
Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi.
 
Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë.

Tashmë priten emrat e kandidatëve për Presidentin e ri të vendit. Sipas deklaratave të Ramës, emri i kandidatit do të jetë në konsensus me LSI.
 
Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg