"Serbia me Unionin po negocion duke bërë kompromise serioze, por ka çështje për të cilat nuk ka negociata”, ka thënë kryetari serb, raporton "B92". Sipas tij, është një kusht që Europa ende nuk ia ka bërë Serbisë dhe madje ka qenë e detyruar të thotë se është neutrale ndaj statusit edhe pse nga një herë nuk po sillet në këtë mënyrë.
”Në këtë “kusht të pavënë” përgjigjja e Serbisë është: Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohim kurrë”, ka thënë Nikoliç. Serbia, sipas tij, është vënë në situatë të bisedojë me ata që e kanë shpallur paligjshëm pavarësinë e Kosovës në pjesën e Serbisë.
”Ne kemi hyrë sinqerisht në bisedime me Kosovën dhe kemi pranuar pjesën më të madhe të realiteti që po ndodh atje. Duam që të gjithë në Kosovë të jetojnë dhe që përfundimisht të vendosim mbrojtje për bashkësinë serbe”, ka thënë Nikoliç.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)