Presidenti Thaçi kërkon kandidatin e ri për ngritjen e qeverisë së Kosovës

Presidenti Thaçi  kërkon kandidatin e ri për ngritjen e qeverisë së Kosovës

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës i kërkoi të premten koalicionit fitues të zgjedhjeve të vitit 2017, që të propozojë kandidatin e ri për themelimin e qeverisë, pas dorëheqjes së dy javëve më parë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letrën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli që ishte bartës i listës së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe një grup partish më të vogla, presidenti Thaçi shkruan se në bazë të Kushtetutës koalicioni ka të drejtë të propozojë kandidatin duke i kërkuar që ta bëjë një gjë të tillë.

Letra e së premtes, pasoi fillimin e këshillimeve të tij me partitë politike për zgjidhjen e situatës së krijuar pas dorëheqjes së zotit Haradinaj. Gjatë javës, presidenti Thaçi takoi partitë e komuniteteve pakicë dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të diskutuar zhvillimet politike në vend.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm të partitë politike ndaj kësaj letre e cila, mund të jetë një veprim për të përmbushur detyrimin kushtetues të presidentit i cili ose kërkon mandatar të ri ose në këshillim me partitë politike cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë javës ai tha se është i gatshëm t'i shpallë zgjedhjet e reja nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër për situatën e krijuar.

Partitë politike deri tash kanë hedhur poshtë çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja, ndërsa një pjesë e tyre ka kërkuar nga presidenti i vendit që të veprohet më shpejt në të kundërtën do të hedhin nismën për shpërndarjen e parlamentit përmes votimit që kërkon dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh.

Kosova po përballet me një krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr javën e kaluar për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë