Presidenti Thaçi mbërrin në Tiranë: Të dielën do i drejtohem opinionit për akuzat e Hagës

Presidenti Thaçi mbërrin në Tiranë: Të dielën do i drejtohem opinionit për akuzat e Hagës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka arritur në Aeroportin e Tiranës dhe se të dielën do t'i drejtohet opinionit.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

"Sapo kam zbritur në Aeroportin 'Nëna Terezë' në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara", shkroi Thaçi në Facebook.

Më herët, në një postim në Instagram, ai tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme".

"Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, tha Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën.


Lajmi kryesor:

Akuzat, Thaçi nga Tirana: Askush s'mund ta rishkruajë historinë! Vuçiç: Serbia duhet të tregojë përmbajtje! Raportuesi në Bundestag: Meritat e UÇK-së të padiskutueshme


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim