Akuzat, Thaçi nga Tirana: Askush s'mund ta rishkruajë historinë! Vuçiç: Serbia duhet të tregojë përmbajtje! Raportuesi në Bundestag: Meritat e UÇK-së të padiskutueshme

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se akuzat ndaj krerëve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat u shpreh se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

“Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme”, - tha ai.

Beyer  theksoi se “Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është në rrugën e shtetit kushtetues funksional. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Në deklarim thuhet se Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për 10 akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin e hetimeve dhe gjykimit të çështjes. Sipas prokurorit, besohet se Thaçi dhe Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për të vënë drejtësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Presidenti Thaçi mbërrin në Tiranë: Të dielën do i drejtohem opinionit për akuzat e Hagës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka arritur në Aeroportin e Tiranës dhe se të dielën do t'i drejtohet opinionit.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

"Sapo kam zbritur në Aeroportin 'Nëna Terezë' në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara", shkroi Thaçi në Facebook.

Më herët, në një postim në Instagram, ai tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme".

"Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, tha Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën.

Ora 13:09
Vuçiç për aktakuzën ndaj Thaçit: Serbia duhet të tregojë përmbajtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.

Vuçiq ka thënë se gjëja me e rëndësishmë për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situatë.

"Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm", ka thënë Vuçiq para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e "të tjerëve", siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Komentet e Thaçit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram janë të parat prejse Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Ora 11:32
Akuzat e Hagës, reagon Presidenti Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Komentet e Thaçit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram janë të parat pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

 Media në Kosovë shktuajnë se Thaçi ndodhet në Vjenë të Austrisë dhe se po shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij në Kosovë.

Aeroporti i Prishtinës është ende i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme".

"Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, tha Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 26/06/2020 15:34

    Cfare po ndodh keshtu..?! Mire Serbia se dihet qe ne krye te heres qe kane qene dhe kane patur kete menyre qasjeje, por me e renda eshte se pikerisht shtetet perendimore qe ndermoren per te paren here nje fushate bombardimesh kunder nje shteti ne mbrojtjen e nje popullsie qe Po spastrohej, tani prej me shume se 20 vjetesh kemi arritur ne nje pike ku i dalin ne mbrojtje shtetit qe bombarduan. Ne vend qe ta detyronin Serbine qe pa kerkuar falje publike per ate katastrofe qe ka shkaktuar ne Ballkan, dhe te ishte kushti i pare per te hapur negociatat, Europa tani po na e servir si viktime te asaj lufte per liri. Duke besuar ne gezofin e deles qe ka hedhur nje ujk si Serbia, TURP! Mendoj qe ka ardhur momenti qe te behet nje referendum mbare shqiptare per bashkim te Dardanise me Shqiperine. Vetem keshtu do te shpetojme shqiptarine dhe territorin e Dardanise qe po rrezikohet si asnjehere me pare.. Ju lutem gazetareve te pergjegjshem hedhin per diskutim temen e referendumit per bashkim dhe te ndikojne sa me shume ne konkretizimin e ketij referendumi. Do jete detyra me fisnike dhe sidomos me e dobishme ne keto momente.

    Përgjigju
  • Mala: 26/06/2020 14:55

    Eshte hipokrizi,sajese shpifje politike, e ngrtur deri ne sistem te drejtesise per te demtuar Kosoven e cliruar nga UCK-NATO-SHBA dhe shpetimin e krimeve ndaj njerezimit-shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave