Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shtyrë për një kohë të dytë betimin e ministrave të rinj të qeverisë “Berisha” për shkak të një problemi shëndetësor.
Burime nga stafi i presidentit, i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se kreu i shtetit gjatë ditës së djeshme nuk ka dalë në zyrën e tij si pasojë e një hematome në shputën e këmbës së djathtë, që e ka vrarë në shtëpinë e tij.
Vetë presidenti i Republikës Bamir Topi duket se e ka neglizhuar këtë vrarje që i ka shkaktuar tashmë një hematomë më të madhe. Dëmtimi i këmbës së djathtë të presidentit Bamir Topi ka më shumë se një javë që ka ndodhur, përpara se ai të shkonte në qytetin e Vlorës për t'i dhënë këtij qyteti dekoratën në 100 vjetorin e pavarësisë, por edhe për të nderuar disa prej figurave kryesore të atij qyteti, që kanë marrë pjesë në pavarësinë e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës u ka kërkuar atje autoriteteve lokale por edhe stafit të tij të ngushtë se ndjente probleme në këmbë për shkak të një lëndimi pak ditë më parë, por duke mos e konsideruar emergjente. U ka kërkuar atyre që aktivitetet që duhet të bënin të mos ishin të sforcuara në mënyrë që gjithçka të kalonte pa u vënë re.
Kthimi në Tiranë e gjeti përballë vizitës së fundit të tij si president të Republikës, atë në Kosovë. Nuk mori asnjë përkujdesje shëndetësore, nuk e bëri "skanerin" për këmbën e tij të djathtë, e mandej, me shumë vështirësi, ka shkuar drejt makinës për tu nisur në Prishtinë.
Por këtu ka ndodhur edhe pjesa më e vështirë. Në tre ditët e aktivitetit, të gjitha takimet e presidentit të republikës kanë qenë totalisht të lodhshme sa i përket shëndetit të tij. Të gjithë në Prishtinë e kanë ditur "hallin" dhe sikletin e presidentit shqiptar. Madje edhe vetë protokolli i Prishtinës, është kujdesur që kreut shqiptar të shtetit t'i krijohen lehtësira në qarkullim, të ketë sa më pak aktivitet, dhe qëndrueshmëri sa më të shkurtër në këmbë. Ekipet mjeksore kanë vizituar kreun shqiptar të shtetit, por përveç sugjerimeve për qetësim, qëndrim shtrati derisa të uleshin hematomat, dhe qetësuesve për dhimbjet, nuk kanë pasur mundësi të bënin asgjë. Dhe sikurse u pa edhe në Kosovë, presidenti shqiptar Bamir Topi, u kufizua në lëvizje. As në ceremonialin e vendosjes së kurorave nuk ka shkuar vetë, por kanë shkuar këshilltarët e tij për ti vënë kurorat në emër të kreut të shtetit. Ndërkohë, që vetë presidenti Bamir Topi, i cili për shkak të hematomave të mëdha nuk mund të vishte as këpucët, i gjendur në ceremoninë e fundit të tij si president i Shqipërisë jashtë vendit, ka gjetur zgjidhje të ndërmjetme. Stafet shqiptare dhe kosovare, kanë bërë gjithçka që mediat të mos e kuptonin realisht se çfarë ka ndodhur.
E në këto kushte të vështira shëndetësore për shkak të këmbës, presidenti Bamir Topi u kthye në Shqipëri. Pritej në fakt që pas të djelës, ditën e hënë, të bëhej ceremonia e betimit të katër ministrave të rinj të qeverisë, të cilët duhet të nisin edhe punën. Bëhet fjalë për Flamur Nokën te Ministria e Brendshme, Edmond Haxhinaston te Ekonomia, Edmond Panaritin te Diplomacia dhe Vangjel Tavon te Mjeksia.
Ndërkohë që presidenti e ka pasur dje të pamundur të dalë nga shtëpia në zyrën e tij, duke e shtyrë ceremoninë e betimit nga dita e djeshme. Asnjë nga përfaqësuesit politikë ditën e djeshme, as nga mazhoranca dhe as nga opozita, nuk u ankuan për këtë vonesë të dekretimit. Kryeministri patjetër e ka marrë këtë informacion nga ambasadori shqiptar në Prishtinë, i cili është në dijeni të situatës. Gjithsesi, pasditen e djeshme, shëndeti i presidentit të Republikës është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që ai vetë nuk i kushtoi rëndësi një vrasjeje të këmbës së djathtë, më shumë se 10 ditë më parë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com