Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka intensifikuar pretendimet e tij për Groenlandën, përpara vizitës së nënpresidentit JD Vance në ishull. "Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Duhet ta kemi," tha Trump në një intervistë me podkasterin Vince Coglianese. "Më vjen keq ta them në këtë mënyrë, por do ta kemi," shtoi ai.
Disa orë më parë, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ishte shprehur i kënaqur që vizita e nënpresidentit amerikan JD Vance dhe bashkëshortes së tij në Nuuk dhe Sisimiut, në Groenlandë, ishte reduktuar në një vizitë vetëm në bazën hapësinore amerikane Pituffik, në veri-perëndim të Groenlandës.
"Mendoj se është shumë pozitive që amerikanët kanë anuluar vizitën e tyre në shoqërinë groenlandeze. Në vend të kësaj, ata do të vizitojnë bazën e tyre, Pituffik, dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj," tha Rasmussen për transmetuesin DR.
Sipas Løkke, gjëja më e rëndësishme është që politikanët amerikanë të mos vizitojnë komunitetin groenlandez pa një ftesë zyrtare. "Çështja tani ka marrë fund dhe kjo është diçka pozitive."
Qeveritë daneze dhe groenlandeze kishin protestuar kundër vizitës së planifikuar të një delegacioni të lartë amerikan në disa rajone të Groenlandës, një vizitë që ishte mbështetur nga Donald Trump. Kjo vizitë ishte organizuar pa një ftesë zyrtare nga Groenlanda, në një kohë kur Groenlanda është në pritje të një qeverie të re.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.9%
-
Jo
24%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars, 21:53
-
‘S’keni bërë punë të mirë për Groenlandën’, Danimarka i përgjigjet JD Vance: Nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një aleati të SHBA
29 Mars, 21:39