Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy ka deklaruar se kapaciteti i Kievit për të prodhuar armë, mund ta tejkalojë atë të Rusisë.
Komentet Presidenti ukrainas i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se një perspektivë e tillë tani ishte bërë realiste me kalimin e kohës.
"Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t'i tejkalojë aftësitë e Rusisë", tha ai në një takim të stafit që mbajti sot, i cili u përqendrua në këtë temë.
"Ne gjithashtu folëm drejtpërdrejt me prodhuesit rreth asaj që nevojitet nga shteti, nga vendimet administrative deri te financimi, për të maksimizuar të gjitha llojet e aftësive të Ukrainës dhe për të siguruar forma të thella presioni mbi Rusinë, mbi kapacitetin e saj në fushëbetejë dhe mbi aftësinë e saj për të zvarritur luftën", shtoi Zelensky.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me dronët ukrainas të të gjitha llojeve, sistemet tokësore pa pilot, programin tonë të raketave, sistemet e luftës elektronike dhe pajisjet ushtarake”, tha Presidenti i Ukrainës më tej.
Ai shtoi se, gjatë ditëve në vijim, "prioriteti kryesor në të gjithë punën diplomatike, të gjitha takimet dhe negociatat, do të jetë mbrojtja ajrore për Ukrainën".








Komente
Komento