Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me anë të një postimi në Twitter  deklaroi se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, më pak se një orë pasi nisën punimet, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Ajo shtoi se do të vetë izolohet  pasi ishte vërtetuar se ka kontakt me një pacient të infektuar me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

 “Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”-tha ajo.

Kjo është hera e dytë që presidentja e komisionit futet në karantinë.