PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet në Gjermani me ftesë të presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck. Ajo do të pritet me nderime ushtarake, informon Dwelle.
Sipas zyrtarëve nga presidenca e Kosovës tema në takimin Jahjaga - Gauck do të jetë “agjenda evropiane e Kosovës, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore”.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Presidentja Jahjaga do të ketë takim edhe me kryebashkiakun dhe senatorin për punët e brendshme në Landin e Berlinit, Frank Hankel, si dhe një grup përfaqësuesish diplomatikë në Berlin. Presidentja kosovare do të mbajë edhe një ligjëratë në Shoqatën gjermane për Politikën e Jashtme “DGAP”, ku do të marrin pjesë diplomatë dhe njohësve të rajonit të Evropës Juglindore.
Po ashtu bëhet e ditur se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të flasë edhe përpara përfaqësuesve të organizatave humanitare në selinë e Human Rights Ëatch në Berlin. Temë e kësaj ligjerate do të jenë përpjekjet institucionale dhe mekanizmat e krijuar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com