Presidentja i qepoi vetes- Burri i saj primitiv dhe pse e shiti Albini

Presidentja i qepoi vetes- Burri i saj primitiv dhe pse e shiti Albini

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

1.Saktë.

Çka i bën vetes nuk ta bën askush!

Kurrë, asnjë gazetar nuk ka ditur të shkruaj kundër presidentes, më rëndë dhe më vrazhdë se sa presidentja ke vepruar kundër vetvetes, duke marrë 4,000 euro për karburante.

2.Gazetari mund të jetë mëkatar, por edhe mëkatari mund ta thotë të vërtetën.

Sidomos kur e vërteta është e tmerrshme.

E vërtetë është se presidentja ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante, e kush e thotë këtë të vërtetë nuk është me rëndësi.

3.Për herë të parë pas luftës, reagoi BE në mbrojtje të gazetarëve shqiptarë, që në mënyrë barbare po i kërcënon burri i presidentes.

Ankesa e vetme e burrit të presidentes është: ‘Pse ju e tregoni të vërtetën që Presidentja juaj i ka shpenzuar 4,000 euro karburante. Keni vjedhje më të mëdha për t’u marrë me to’ – po thotë ai.

Reagimi i burrit të presidentes është mesjetar, primitiv, patriakal, dhe për fatin e tij të keq, nuk i tutet kush.

Nevojën e tij që të jetë ‘burrë’ Kosova nuk ia plotëson dot.

Çfarë ‘burri’ je ti që e fshin postimin?

Eshtë sikur e ‘vret’ dikë dhe pastaj i fshin gjurmët.

Mund të pendohesh, por pendimi pasohet me kërkimfalje.

Kush je ti që kërcënon!

Je aq ‘i rrezikshëm’ sa as drejtësia nuk të merr seriozisht!

4.Puna rrezik.

Unë e shoh përçarjen e parë mes kryeministrit dhe presidentes.

5.Glauk Konjufca (nëpërmjet shefit të kabinetit të tij) e bëri çështje punën e karburanteve që kanë shpenzuar deputetët?

Pse?  Çfarë deshën të arrijnë?

Aty në atë Kuvend, nuk është asnjë ‘esnaf’ i politikës,  janë shumë gra dhe burra që nuk dinë të shkruajnë shqip dhe në jetën e tyre s’kanë lexuar libër; janë disa gra e disa burra që e kanë blerë mandatin e deputetit; shumica janë si uji që nuk ecën, të lodhur dhe të konsumuar nga politika.

Kë goditën pra? Kujt ia ndalën rritën? Çka deshën të zbulojnë? Kujt deshën t’ia zbulojnë keqpërdorimet?

6.Vetëvendosja e ‘sakrifikuan’ një deputete të veten (arriviste), për t’i zbuluar shpenzimet e kujt?

Të PDK-së? Tê LDK-së?

LDK e PDK e dikurshme nuk na befasojnë për të keq. Opozita e sotme mund të na befasojë vetëm për të mirë!

E kujt pra i qepoi Glauk Konjufca, duke i zbuluar (përmes shefit të kabinetit të tij) shpenzimet dhe hajnitë e deputetëve?

I qepoi presidentes. Të tjerët nuk i bën hesap për njerëz.

Keqpërdorimet e presidentes janë lajm, keqpërdorimet e të tjerëve – nënkuptohen, edhe pa asnjë fakt.

7.Kollçaku, shembull, është aq naive sa që pa e pyetur tregon vet, thotë unë jam ‘deputete e autobusit’.

Ani pse moj vojvode i more gjithë ato para për karburante kur ke udhëtuar me autobus?

A t’ka ndodh najherë me knu n’autobus!

8.Pra, asnjëri deputet i përfolur për keqpërdorim nuk është simpatik që të bëhet antipatik.

Nuk është duke lulëzuar, që të venitet. Nuk është i madh që të ‘zvogëlohet’!

Asnjëri prej këtyre që kanë keqpërdorur nuk është aq i respektuar sa të zhgënjehemi me të!

Përkundrazi.

9.Vetëvendosja, pasi u sigurua se njerëzit e saj kryesor nuk kanë shpenzuar karburante, vendosi t’i qepojë presidentes.

Nuk e zbuluan mediat se sa derivate ka harxhuar presidentja. As nuk ka qenë ideja e mediave.

Ka qenë ideja e Glauk Konjufcës që të zbulohen llaskuçat. Pse ndodhi ky zemërim i papritur?

Çfarë e motivoi hakmarrjen e Vetëvendosjes ndaj presidentes?

Çfarë i frymëzoi ta turpërojnë presidenten, e cila nuk ka kapital tjetër përveç që mburret, thotë ‘se si nuk vjedh’.

E sulmuan në të vetmin ‘kapital’ që thoshte se e kishte!

10.Është e pahijshme, kur je presidente e popullit më të varfër në Evropë, e blen shtëpi në lagjen më luksoze, ku jetojnë milionerët.

Është pa edukatë, të thuash se jeton në Prishtinë e të paguhesh sikur udhëton në Mitrovicë.

Presidentja është dashur të më pyes mua: të pavarësohet nga Vetëvendosja, pa u hetuar.

Sepse, kur ‘ata’ ndjehen se dikush tjetër (në këtë rast presidentja) po u del nga kontrolli, t’i zbulojnë ‘sekretet’ publike.

11.E shihni tash çka i ndodhi presidentes, as ZRRE nuk e mori parasysh!

12.Për neve popullin, ky është lajm i mirë.

Prishja e presidentes me kryeministrin, e bashkon popullin.

Ne shqiptarët funksionojmë më mirë kur jemi të prishur mes vete.

Pasi presidentes i doli duçi, kryeministri e kthen epërsinë e madhe, sepse nuk e ka asnjë skandal korrupsioni personalisht.

13.Por as kjo nuk mjafton, nëse kryeministri nuk e pastron bërllogun e vet, do të thotë: e legjitimon krimin.

Njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë as të jenë të dyshimtë, lëre më fajtorë, siç u zbuluan!

P.S. Ky Kuvend nuk ka moral të ekzistojë më. Presidentja ish dashur të dorëhiqej. Për gjynah. Sa lirë ka kushtuar turpërimi i saj. Duket se çdo gjë është kaq keq.

Dhe se s’ka mbetur njeri normal në këtë vend. Unë sa herë mërzitem  – e harroj Zotin!

Dhe sa herë dorëzohem – Zoti nuk më lë!

Dje, sherri i presidentes, disa gazetarë u përjashtuan nga puna ‘për një fjalë goje, thjesht për humor’, e sot presidentja përjëmend u turpërua, e qepoi kush nuk e priti: Vetvetja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saliplehu: 10/02/2022 19:36

    qe sa erdhi ne Shqiperi dhe takoi furnizusin me naft te tankeve te sllobos kjo tyryfycka e kuptova qe esht nje ....pa vlere dhe jo inteligjente. Amerika e shpalli non grata shpellarin kjo derdimenia i con mesazh perkraheje....me budalle ama nuk mund ta imagjinoj nje politikane qe esht dhe presidente e nje shteti qe esht shtet fal Amerikes bejini ju llogarite kush esht:bleu shtepi kohet e fundit ne lagjen me vila per me te pasurit e vendit ...sikur i kane dhene stampante per euro e dollare meqe esht presidente

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/02/2022 17:30

    Oj Kimete p…mjaft më se e qelbe më zi se vet PDK …

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/02/2022 12:00

    Tè doli afati i skadimit shumè shpejt, Kimete. 4 mijè Euro pèr naftè, presidentja, burri i presidentes qè nuk na qènkèsh burrè sepse fshin postimin e tij (BURRAT qè janè BURRA nè sytè e Kimetes, nuk fshijnè kurrè, ata hajnè mut dhe e pèrtypin gjithè jetèn). E ke tjerrè keq, Kimete, ose edhe mè shqip,,LESH ME QIME MOJ FATIME. Faleminderit pèr asgjè.

    Përgjigju
  • Eeej: 10/02/2022 08:37

    Po ti Kimete e di gjuhen shqipe qe akuzon deputetet. Meso gramatiken zonje para se te shkruash vepra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë