Presidentja Jahjaga në Sarandë
për pushime verore

Presidentja Jahjaga në Sarandë<br />për pushime verore
PRISHTINE- Presidentja kosovare Atifete Jahjaga preferon Shqipërinë për të kaluar pushimet verore. Sic raportojne mediat kosovare të cilat i referohen zyrës së presidencës Jahjaga me familjen e saj ka udhëtuar ditën e mërkure me pushime drejt bregdetit jugor shqiptar.

Çështja e mandatit të Jahjagës në krye të shtetit të ri të Kosovës është debat i ditës në mediat kosovare. Gjykata Kushtetuese vendosi që Jahjaga si president të ketë mandat të plotë deri në vitin 2016 por ky vendim është pritur me kritika në vend. LDK në opozitë kërkon që Jahjaga të tërhiqet nga ky post pasi u zgjodh përkohësisht në krye të shtetit bazuar në marrëveshjen mes partive të mëdha parlamentare.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë